Organizuar nga Klubi i shahut Prishtina dhe në mbështetje të Drejtorisë së sportit të Komunës së Prishtinës dhe disa shokëve dhe miqve të Mesut Gashit, në Hotelin Sirius në Prishtinë u mbajt Turneu i 18-të me radhë Përkujtimori “Mesut Gashi 2017” . Në këtë turne morën pjesë 96 shahistë nga Maqedonia, Novi Pazari, Presheva, Bujanovi dhe nga Kosova.Takimet u zhvilluan sipas sistemit zviceran 9 xhiro nga 15 minuta. Në emër të mikpritësit të pranishmit i përshëndeti, Latif Zariqi, sekretar i Klubit të shahut Prishtina i cili edhe e bëri zyrtarisht hapjen e këtij turneu. Nysret Avdiu, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës i përshëndeti shahistët pjesëmarrës dhe të pranishmit.
Para fillimit të këtij turneu, Kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu ia dorëzoi Kupën e fituesit të Kosovës, Bedri Sadiku.
Fitues i Turneut të 18-të përkujtimor “Mesut Gashi 2017” doli përfaqësuesi i Klubit Ferizajt, Besim Uruçi me 7,5 pikë sa pati edhe shahisti nga Novi Pazari, Sulejman Suleviq, por Uruçi pati Buhollcin më të mirë. Në pozitën e tretë doli përparim Makolli me 7 pikë sa patën edhe Naim Sahitaj dhe Bajram Rama. U shpërblyen edhe dy shahistët të tjerë, Avni krasniqi me Elo deri 1900 dhe Hetem Istogu me Elo deri në 1800.Takimet i drejtuan gjyqtarët: Bedri Sadiku,kryesor, Latif Zariqi dhe Salih Gërguri.Më të dalluarit u nderuan me kupa dhe shpërblime në të holla.Kupën fituesit të këtij trofeu ia dorëzoi, Latif Zariqi, sekretar Klubit të Shahut Prishtina. Shpërblimet e tjera i dorëzuan, Bashkim Uka e Kujtim Hoxha, shokë të Mesut Gashit si dhe Bedri Sadiku.
G.Kosumi