29,12,2024

Besfort Bunjaku  përfaqëson Kosovën  në garat  e automobilizmit në Gubbio të Italisë

Must Read

Ferizaj.09.10.2018. Në  bazë të kalendarit të Federatës Internacionale të Automobilizmit- FIA, gara ndërkombetare e automobilizimit Hill Climb Masters do të organizohet në Gubbio të Italisë më datë 12 deri 14 Tetor.

Federata e Automobilizmit dhe Sportiti të Kosovës – FASK, ka pranuar ftesën për pjesëmarrje në garën e lartcekur, pasi që është pranuar Zyrtarisht  në FIA.

Nga Kosova pjesemarrës do të jenë 4 garues:  Bardhyl Canolli, Liridon Kalenderi, Besfort Bunjaku dhe Gamend Demolli.

Besfort Bunjaku  nga Auto Klubi Ferizaj do të garojë në Kategorian OpTCGT ku do të përballet me 53 konkurentë.

Pista  e Gbbios është pistë shumë e pëlqyer nga pilotët e veturave të garave si dhe pista që ofron më së shumti shikues nga gjithë bota  adhureues të këtij sporti. AK Ferizaj shpreh falenderim të veçantë për kompanin Ballkan Petrol & Prim oil – Grup, dhe Komunën e Ferizaj, Drejtorinë e Sportit, që mundësuan  realizimin e pjesëmarrjes në garën e Gubbios në Itali.

Shpresjme që piloti Besfort Bunjaku të kthehet me trofe në qytetin tonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img