Garat e automobilizmit të cilat u organizuan sot në Ferizaj sot kish zgjuar interesim të madh si nga pjesëmarrja e garuesve ashtu edhe nga ana e qytetarëve të cilët kishin mbushur dy anët e rrugës në segmentin ku zhvillohej kjo garë.
Pas orës 13:00 rruga “Brahim Admi gumëzhinte nga zhurma e automjeteve të cilat pritnin në radhë për garuar në kuadër të Kampionatit të Kosovë, organizuar nga Federata e Auto Sportit të Kosovë.
Edhe kësaj radhe në pozitën e parë në plasma të përgjithshëm u radhit Besfort Bunjaku nga Auto Klubi Ferizaj.
Besfort Bunjaku sërish tregoi se nuk është rastësisht në mesin e më të mirëve në këtë sport në kuadër të Federatës së Auto Sporteve të Kosovës.
“Jam i kënaqur me fitoren e sotme dhe me kampionatin në përgjithësi. Në veçanti më vjen mirë që sot fitova në qytetin tim, ku nuk më ka munguar asnjëherë përkrahja. Dua ta falënderoj në veçanti sponsorin tim Prim Oil. Besoj që edhe në kampionatin e ardhshëm të vazhdojë me rezultate të mira”, ka thënë Bunjaku pas fitores.
Në garën e sotme, Bunjaku pati kohën prej 02:46.51 minuta. Pozita e dytë i takoi Leutrim Bytyqit, po ashtu nga Ferizaj, i cili me Renault RS pati kohë prej 02:47.052 minuta, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Lëndrim Dognin e Auto Klubit “Prizreni D&G”. Ai u paraqit me Peugeot 106 dhe në cak arriti për kohën prej 02.48.540 minuta.
Në konkurrencën ekipore e para doli “Prishtina RT:, në pozitën e dytë u rendit “Ferizaji”, ndërsa në të tretën “Prizreni D&G”.
Ndërsa, te femrat sërish triumfoi Maja Milosevska.
Garuesja nga Shkupi, e cila në javën e kaluar fitoi në Gjilan, doli e para edhe në Ferizaj. Ajo me Opel Astra pati kohën prej 03:17.709 minuta. Pozita e dytë i takoi Mimoza Jetullahut, e cila me Golf VI në cak arriti për 03:18.686 minuta, ndërsa e treta u rendit Ermira Topalli me Golf V, e cila pati kohën 03:20.422 minuta.
Në konkurrencën e ekipore, në tri pozitat e para u renditën: Eurogoma RT, Ferizaj dhe Prizreni D&G.
Rezultatet – femrat:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1. Afërdita Ruva (Citroen C3 – Prishtina RT) 03:30.556
Klasa 2 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 1
1. Maja Milosevska (Opel Astra – N/A) 03:17.709
2. Shqipe Osmani (Golf VI – Eurogoma RT) 03:28.806
3. Luljeta Topalli (Skoda Rapid – Ferizaj) 03:31.557
Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi)
1.Mimoza Jetullahu (Golf VI – Eurogoma RT) 03:18.686
2.Ermira Topalli (Golf V – Ferizaj) 03:20.422
3.Blerta Bytyqi (Opel Zafira – Prizreni D&G) 03:05.409
Klasa 4 (deri 1200 ccm – Grupi 2)
1.Brulinda Tafili (BMW – Ferizaj) 03:29.881
2.Violeta Nafizi (Saab – Ferizaj) 03:41.795
3.Dorentina Qerimi (BMW – Ferizaj) 03:44.073
Plasmani i përgjithshëm:
1.Maja Milosevska (Opel Astra – N/A) 03:17.709
2.Mimoza Jetullahu (Golf VI – Eurogoma RT) 03:18.686
3.Ermira Topalli (Golf V – Ferizaj) 03:20.422
Plasmani ekipor:
1.Eurogoma RT 52 pikë
2.Ferizaj 50
3.Prizreni D&G 12
Meshkujt:
Klasa 2 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 1)
1.Milot Tahiri (Peugeot – Ferizaj) 03:30.469
2.Ragip Sokoli (Mini Cooper – Ferizaj) 03:31.211
3.Zymer Dimolli (Honda CRX – Ferizaj) 03:55.826
Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 02:59.240
2.Bashkimi Memaj (Subaru – Prizreni D&G) 03:03.137
3.Burim Asllani (Volvo – Ferizaj) 03:17.354
Klasa 5 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 2)
1.Burim Bytyqi (Honda Civic – Ferizaj) 03:22.585
2.Sami Malaj (Honda – Prishtina RT) 03:26.691
Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2)
1.Arlind Ramadani (Opel Astra – Prishtina RT) 03:00.892
2.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 03:12.410
3.Samuel Gjoni (BMW – Prishtina RT) 03:21.931
Klasa 7 (deri 1200 ccm – Grupi 3)
1.Enis Bajraktari (Yugo – Prishtina RT) 03:03.088
Klasa 8 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 3)
1.Lëndrim Dogani (Peugeot 106 – Prizreni D&G) 02:48.540
2.Alban Berisha (Suzuki Swift – Prizreni D&G) 02:51.803
3.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) 02:54.801
Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)
1.Besfort Bunjaku (Opel Astra – Ferizaj) 02:46.51
2.Leutrim Bytyqi (Renault RS – Ferizaj) 02:47.052
3.Ernest Daka (BMW 32Si – DTM) 02:55.542
Promo:
1.Arbesjan Alia (Suzuki Vitara – Ferizaj) 03:14.284
2.Hajredin Qerkini (Nisan Patrol – Ferizaj) 03:40.629
Plasmani gjeneral:
1.Besfort Bunjaku (Opel Astra – Ferizaj) 02:46.540
2.Leutrim Bytyqi (Renault RS – Ferizaj) 02:47.052
3.Lëndrim Dogani (Peugeot 106 – Prizreni D&G) 02:48.540
Plasmani ekipor:
1.Prishtina RT 60 pikë
2.Ferizaj 60
3.Prizreni D&G 50