18,10,2024

Berisha: Liderët e partive në teren, zgjedhjet janë afër (Video)

Must Read
Ali Berisha

Ai përmend edhe rastet kur krerë të shtetin të Serbisë vijnë në Kosovës lirshëm dhe fyejnë institucionet e qytetarët e Kosovës. Lidhur me këtë Berisha thotë se Kosova duhet ta forcojë shtetin e vet, të jetë shtet më i dinjitetshëm.

Berisha ka thënë se lista serbe po bën presion politik për ndonjë benificion që pretendon ta nxjerrë, që është e pakuptimtë pasi që Trepça është pasuri e Kosovës.

Megjithatë ai thotë se ankesa e Listës Serbe drejtuar Gjykatës Kushtetuese është hap i mirë drejtë njohjes së institucioneve të Republikës së Kosovës.

E, sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Berisha mendon që forma më e mirë është që partitë politike të dakordohen që atë marrëveshje ta sjellin në Kuvend dhe përmes votës ta rrëzojnë këtë marrëveshje dhe të fillojë një proces tjetër i ri i negocimit me Malin e Zi.

“Procesi i liberalizimit po shtyhet pa nevojë , kur ka mund ky problem të zgjidhet para shumë kohësh.Nëse vazhdohet kështu, fajin kryesor e kanë institucionet qeveritare. Procesi është më i vështirësuar pas daljes së listës serbe”, ka thënë Berisha.

Ai ka folur edhe rreth zgjedhjeve të parakohshme. Berisha thotë se shumica e liderëve të partive politike janë në terren dhe po shihet një frymë se zgjedhjet janë afër.

Aleanca po punon shumë që së bashku me partnerin Nismën të jetë parti e parë politike. Besojë se do të jemi pjesë e Qeverisë së ardhshme të Kosovës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img