27,11,2025

Berisha: Edi Rama ka marrë përsipër vjedhjen e parave të bankës në rrugën e Rinasit

Must Read

Ky është konkluzion në të cilin ka arritur Berisha, pas video-monologut të Kryeministrit Edi Rama që foli për vjedhjen e 3.2 milionë Dollarëve.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Rama merr persiper vjedhjen e parave.
Ai deklaroi se rruget i kemi te sigurta por bankat i vjedhin bankat!

Te dashur miq, Edi Rama merr persiper vjedhjen e parave. Ai deklaroi sonte ne monologun e tij, se rruget i kemi te sigurta por parate e bankave i vjedhin bankat! Perveç kesaj, Edvini, per te mbuluar dhe justifikuar vjedhjet 4 here te bankave ne pisten e avioneve dhe ne Qafe Kashar, ne monologun e tij trilloi si i semure psiqik halucinant dhe deklaroi se me perpara jane vjedhur 32 here bankat, nderkohe qe, ne 23 vite eshte regjistruar vetem nje vjedhje e parave gjate transportit te tyre.

Rama duke deklaruar se rruget i kemi te sigurta dhe se fajin per vjedhjen e parave e kane bankat, pohoi qarte se parate i vjedh shteti pasi ne rruge te sigurta perveç atij qe i siguron rruget nuk mund te vjedhe kush tjeter! /syrinet/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img