27,12,2024

Berisha: Më 31 dhjetor përfundojnë kontratat e 150 punëtorëve shëndetësor

Must Read

Ferizaj.22.12.2017. Në ditën e parë të punës si drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha, sfidë po e konsideron përfundimin e kontratës për punëtorët shëndetësor të angazhuar përmes organizatës ‘’Caritas Kosova’’. Ai thotë se paralajmërimi që më 31 dhjetor këtyre punëtorëve do t’iu ndërprehen kontratat është problem jo vetëm për këta punëtorë, por edhe për shëndetësinë ferizajase.

“I kemi sfidat, i kemi problemet, qeverisja e kaluar na i ka lanë 150 punëtorë që janë në kontratë me Caritasin dhe vetëm ka ardhë e-maili te drejtoresha që këta ta ndërprenë më 31 dhjetor dhe tani do të bisedojmë edhe një herë me Cartiasin që këta njerëz mos të mbesin rrugës, sepse janë të nevojshëm dhe shërbimet na mbesin keq dhe kjo është sfida jonë e parë që na e ka lanë qeverisja e kaluar, sfidë është që këta njerëz t’i mbajmë në punë ata që e meritojnë’’, tha Berisha.

Këto komente Berisha i bëri gjatë pranimit të një donacioni nga kompania e telefonisë mobile IPKO. Pajisjet shëndetësore në vlerë 10 mijë euro u thanë se janë shumë të nevojshme për institucionet shëndetësore të Ferizajt. Përfaqësuesi i kësaj kompanie tha se ky qytet është në mesin e 10 qendrave që kanë përfituar donacione të tilla.

“Me mundësitë tona jemi duke u munduar në të gjitha pjesët e Kosovës në këtë rast Qendra e Mjekësisë Familjare në Ferizaj është njëra nga 10 qendrat që ka përfitu, patjetër që edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të kemi projekte të tilla dhe në kuadër të bashkëpunimit që kemi me komunën e Ferizajt ne gjithmonë do të jemi pranë dhe të shohim nevojat dhe kërkesat e juaja”,tha Arianit Duraku.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj Ibadete Bucaliu, tha se mjekësia ferizajase ka pasur nevojë për pajisje të tilla.

“Ne kemi përfitu nga ky donacion pajisje që na duhen për ekzaminim klinik të të gjitha moshave, por më tepër për grupmoshat fëmirore, stetoskop të madhësive të ndryshme, oftamoskop, pajisje për intervenime të ndryshme, përpunim të plagës, inventar për punëtorë dhe pacientë, peshore, termometra të ndryshme, çantë mjekësore për ekipet në tërë, defebrilator që kanë vlerë të madhe e pajisje të tjera”,tha Bucaliu.

U tha se donacionet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen./Televizioni Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img