27,08,2025

Bëri tejkalim në anën e kundërt – policia gjobit 50 vjeçarin nga Ferizaj dhe i konfiskon patentë shoferin për tre muaj

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka pranuar një informatë (video incizim) nga një qytetar se në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik në afërsi të udhëkryqit që të dërgon në fshatin Komogllavë, shifet se një shofer me automjetin e tij vepron në kundërshtim me rregullat e trafikut, duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

“Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K (M/K) i moshës 50 vjeçar dhe e kanë ftuar në stacionin e policisë, ndërsa i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor dhe të mos bëjnë tejkalime në vijë të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img