18,01,2026

Beqiri: Të votohet Demarkacioni

Must Read

“Nuk kisha paragjykuar. LDK asnjëherë nuk ka pasë në logjikën e saj largimin e askujt por mund të ketë deputetë që largohen vetë me sjelljet e tyre ose qëndrimet e tyre por gjithmonë për këto janë forumet e partisë dhe nuk vendosë askush si individë por në këtë rast unë e thash qëndrimet e partisë janë të qarta”, tha Beqiri për Tribuna Channel.

Beqiri thotë se deputetët duhet të votojnë Demarkacionin në mënyrë që të jenë të ndershëm në raport me interesat e atyre që i kanë votuar.

“Debutetët duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, le t’i marrin, le t’i analizojnë gjërat dhe unë besoj se këtu është vetëm një e vërtetë dhe ajo e vërtetë në fund duhet të votohet. Ky Kuvend e ka obligim. Duhet të përsëris që ne duhet të jemi të ndershëm karshi qytetarëve dhe interesave të qytetarëve. Asnjëherë për këmbim të territoreve por nga ajo që është thënë nga tre komisione, ne ekspertë të tjerë nuk kemi, janë këta që kanë qenë”, theksoi ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img