Këto ditë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu po zhvillon vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, me ç’rast do të vizitoj disa nga qytetet, për t’u takuar me homologët e tij, drejtues institucionesh publike, përfaqësues e drejtues të shoqatave afariste e odave ekonomike si dhe drejtues e përfaqësues të shoqatave të bashkëatdhetarëve tanë në Turqi.
Vizita e Kryetarit Aliu në Turqi, ka zgjuar interesim të madh të mediave turke për të përcjellur këtë ngjarje. Janë mediat si “Denge”, “Arena Gazete”, “Gerçek”, “Halk”, “Samsun”, “Yenigun” e të tjera të cilat kanë mbuluar këtë vizitë zyrtare të Kryetarit Aliu, me ç’rast ky i fundit takoi drejtues të Odës Ekonomike të Rajonit të Samsunit, Kryetarin e Komunës Bafra e drejtues dhe përfaqësues tjerë institucional që janë pjesë e paraparë e agjendës së kësaj vizite.
Kjo vizitë po realizohet me qëllim krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit ekonomik e kulturor mes qytetit tonë dhe qyteteve respektive në Republikën e Turqisë, bashkëpunim që do të sjellë në të ardhmen e afërt rezultate konkrete reciproke.







