25,12,2024

Ben Blushi prezanton planin me 20 idetë e partisë Libra

Must Read

Ai fillon me përcaktimin e minimumit jetik, uljen e tatimit mbi interesat e kursimeve deri tek ulja e taksave e deri tek dyfishimi i buxhetit për arsimin.

Postimi i plotë Blushit

20 IDE PER 2020

  1. LIBRA do të përcaktojë minimumin jetik si prag të detyrueshëm që i duhet çdo njeriu për të mbijetuar. Asnjë qytetar nuk do të paguhet nën 16.900 lek, shifër qëështë kufiri i minimumit jetik.
  1. LIBRA do tëeliminojë tatimin mbi interesat e kursimeve të individëve deri në 2.5 milion lek, çka do të nxisë 95% të shqiptarëve të kursejnë më shumë e të mund të shpenzojnë më shumë në të ardhmen.
  1. LIBRA do të ndryshojë tatimin mbi të ardhurat nga puna duke i ulur të gjitha fashat por duke ruajtur progresivitetin. Tatimi për pagat e mesme deri në 130.000 lek do të ulet nga 10% në 13% që është sot. Ndërsa tatimi 23% mbi pagën për më të kualifikuara të vendit do të ulet ndjeshëm.
  1. LIBRA do të vendosë një sistem tatimi progresiv mbi sipërmarrjen të bazuar mbi fitimin. Normë tatimi 0, për biznese me fitime vjetore deri në 1 mln lek, pavarësisht xhiros, që nënkupton më pak taksa për sipërmarrjet e vogla e të mesme shqiptare. Jo më shumë se 10% tatim mbi fitimin për të gjitha ndërmarrjet e mesme me fitim deri në 10 milion lek.
  1. LIBRA do të krijojë Fondin Kombëtar të investimeve, I cili do t’i mundësojë çdo shqiptari të investojë kursimet e veta në projekte rentabël që tani janë akses i pak personave. Ky fond do të mund të investojë minimalisht 500 milion EUR çdo vit, nëpërpjekje apo sipërmarrje me interes kombëtar, duke garantuar pjesëmarrjen në ekonomi dhe norma të larta fitimi për kursimet e qytetarëve.
  1. LIBRA do të dyfishojë buxhetin për arsimin deri në 5% të prodhimit të brendshëm bruto nga 2,4% qëështë sot, duke e konsideruar arsimin strategji ekonomike.
  1. LIBRA do të bëjë të detyrueshëm arsimin e mesëm të përgjithshëm duke kërkuar që të gjithë fëmijët e Shqipërisë, pa dallime pasurie apo krahine, të ndjekin shkollat, çka do të përmirësonte cilësinë e treguttëpunës.
  1. LIBRA do të reduktojë ndjeshëm tarifat e arsimit të lartë për të gjithë studentët, sidomos për ata të shtresave të varfra dhe të mesme.
  1. LIBRA do të rishikojë dhe anullojë koncesionet në shëndetësi duke synuar uljen e kostos së shëndetit.
  1. LIBRA do të ndërtojë spitale, të reja, Bankën Kombëtare të Transplanteve dhe qendra rehabilitimi për të sëmurët terminal.
  1. LIBRA do të ulë çmimin e energjisë elektrike me 20% për tëgjithë familjet duke ekuilibruar çmimin përmes tregtimit në Bursë dhe krijimit të fondit të financimit të energjisë.
  1. LIBRA do të rishikojë monopolet e krijuara për gazin e lëngshëm, duke hequr akcizën e vendosur mbi konsumin e këtij të fundit, si një nga produktet që konsumohet masivisht nga shtresat e varfra.
  2. LIBRA do të ndalojë përfundimisht importin e mbetjeve, do të stimulojë bizneset e gjelbërta dhe do të angazhohet që të mos japë asnjë të drejtë për shfrytëzimin e burimeve natyrore pa bërë transparencë të plotë publike.
  1. LIBRA do të garantojë procedura falas për çertifikimin e pronësisë së tokës bujqësore.
  1. LIBRA do të vendosë afat të shkurtër për legalizimet, do të bllokojë legalizimet e çdo objekti në zonat turistike, do të kufizojë efektet kohore të ligjit 7501 duke i dhënë përparësi kthimit të pronave në frymën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
  1. LIBRA do të inkurajojë investimet në zonat e thella dhe turistike malore për të shmangur braktisjen e territorit si edhe do të shohë mundësinë e rajonalizmit të taksave dhe pagës minimale.
  1. LIBRA do të lehtësojë taksat për prodhimin bujqësor dhe blegtoral të vendit për të paktën 4 vite, si dhe do të lejojë tregtimin e këtyre produkteve në hapësira të posaçme publike, falas, duke hequr monopolet e tregjeve private.
  1. LIBRA do të stimulojë punësimin e të rinjve duke subvencionuar sigurimet shoqërore të ndërmarrjeve që punësojnë të rinj deri në 28 vjeç, si edhe duke përjashtuar 4 vjet nga taksat bizneset inovative dhe start-up’ e të rinjve.
  1. LIBRA do të nxisë rikthimin e emigrantëve duke i përjashtuar nga tatim fitimi për të paktën 2 vjet bizneset e krijuara prej tyre dhe garantojë votën elektronike të emigrantëve kudo ku ata jetojnë.
  1. LIBRAështë e vendosur për një demokraci direkte, referendume më të shpeshta, President nga Populli, zgjedhje elektronike dhe parlament me 100 deputetë nga të cilët 10 të jenë përfaqësues të Diasporës.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img