Sport

Belgjikë 3:2 Japoni, notat e lojtarëve

By FerizajPress

July 02, 2018

Belgjika ka bërë të pamundurën duke rikthyer rezultatin nga 0 me 2 në 3 me 2 ndaj Japonisë. Pesë golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Dy golat e parë i shënuan “Samurajtë”, me anë të Haraguchi dhe Inui në minutat 48’të dhe 52’të. Por në minutat 69’të dhe 74’të, ekipi kombëtar i Roberto Martinezit barazoi rezultatin me golat e Vertonghen dhe Fellainit. Kur u mendua se kjo ndeshje do të shkojë në vazhdime, doli në skenë anësori, Nasr Chadli, i cili shënoi gol në minutën e fundit të ndeshjes. Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme.