18,12,2024

Behgjet Pacolli shkaktoi kaos ajror, aterroi pa leje në Aeroportin e Prishtinës

Must Read

foto

26 tetori i vitit të kaluar ka mund të jetë me pasoja fatale për trafikun ajror të Kosovës.

‘Sebep’ i këtij rreziku ka qenë kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli, aeroplani i të cilit ka aterruar pa leje në Aeroportin e Prishtinës.

Burime të sigurta të ORAinfo, bëjnë të ditur se më 26 tetor të vitit të kaluar Pacolli me aeroplanin e tij privat ia kishte mësyer Aeroportit të Prishtinës nga Dubrovniku pa pasur fare leje të aterrimit.

“Aeroplani me të cilin ka qenë duke udhëtuar Pacolli ka ardhur nga aeroporti i Dubrovnikut dhe me të ardhur në afërsi të hapësirës së Kosovës piloti i Pacollit ka deklaruar rrejshëm zyrtarët e kontrollit ajror të Kosovës se posedon lejen e aterrimit. Ai gjithashtu ka alarmuar zyrtarët e kontrollit ajror, se nuk mund të kthehet prapa në Aeroportin nga është nisur pasi i njëjti ishte mbyllur. Piloti i Pacollit ka alarmuar gjithashtu zyrtarët e trafikut ajror të Kosovës se nuk ka korezinë të mjaftueshme për të qëndruar në ajër dhe i është dhënë mundësia të aterojë në Aeroportin e Prishtinës, ndonëse nuk kishte leje”, ka thënë burimi i ORAinfo.

Në anën tjetër në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës- Kontrolli Ajror “Adem Jashari” kanë sqaruar për ORAinfo se pse e kanë lejuar të ateroi pa leje aeroplanin në fjalë.

Lorik Abdullahu, drejtor i Departamentit Ajror, ka thënë për ORAinfo se pasi që aeroplani ka qenë i njohur për ta dhe i njëjti ka mund të rrezikohet nëse nuk zbret në Kosovë, atëherë kanë lejuar të ateroi në Prishtinë.

Ai nuk ka dashur të tregoj se kush është pronar i aeroplanit në fjalë,por ka vlerësuar se vendimi i tyre ka qenë i drejtë për të lejuar aeroplanin të ateroi në Prishtinë, pasi që kanë evituar më të keqen që ka mundur ti ndodh këtij aeroplani.

Abdullahu ka njoftuar se për lejimin e aterrimit të këtij aeroplani kanë njoftuar menjëherë të gjitha organet e sigurisë dhe i njëjti pasi që ka ateruar i është nënshtruar të gjitha kontrolleve të rregullta.

Ndërkaq, në departamentin e Aviacionit Civil në Ministrinë në Infrastrukturës, ka vlerësuar se aterrimi i aeroplanit të Pacollit pa leje ka rrezikuar sigurinë e trafikut ajror, duke e vlerësuar këtë si një shkelje të rëndë.

Në anën tjetër, Behxhet Pacolli nuk u është përgjigjur pyetjeve të dërguara përmes postës elektronike nga ORAinfo në lidhje me këtë çështje, sikurse që ka qenë i pa qasshëm edhe nëpërmes telefonit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img