19,11,2024

Bëhet ndarja dhe transferi i rezervave buxhetore për vitin 2022

Must Read

Këtë të premte kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e parë të jashtëzakonshme, me c’rast , është diskutuar propozim-vendimi për ndarjen dhe transferin e mjeteve buxhetore për vitin 2022.

Këtë propozim- vendim para asamblistëve e ka paraqitur drejtorja e Financa Sebahate Ajeti-Sadiku. Ajo ka thënë se kjo po bëhet në bazë të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

“Mjetet rezervë të Komunë së Ferizajt janë 1.330,000.00 euro, prej tyre nga granti qeveritar 796,367.00 euro, ndërsa nga të hyrat vetanake 533,633.00 euro të gjitha këto në kategorinë e investimeve kapitale”, ka thënë drejtorja Ajeti-Sadiku, përderisa ka bërë të ditur edhe ndarjen dhe transferin e këtyre mjeteve ne secilën kategori veç e veç.

Për këtë pikë të rendit të ditës, nuk pati diskutim, ndërkaq u votua me vota unanime të të gjithë asamblistëve komunal.
Në këtë mbledhje të Kuvendit të Komunës, janë diskutuar edhe çështje të tjera të ngritura nga ana e asamblistëve komunal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img