11,09,2025

Bëhet me tri korsi rruga përballë Spitalit të Ferizaj (Foto)

Must Read

Gjatë ditës së sotme është asfaltuar  segmenti i rrugës “Ramadan Rexhepi” nga rrethi i madh, përballë Spitalit të Ferizajt deri te  kafiteria “Cosmo”

Tashmë kjo rrugë është bërë me lehtë e kalueshme dhe qarkullimi më i lehtë , rrugë e cila për shkak të lokacionit të Spitalit dhe Qendrës Kryesore Mjekësor ka një  ngarkesë të madhe.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt Agim Aliu, përmes faqes së tij zyrtare, i cili edhe ka përcjellë nga afër punimet.

“Ferizaj çdo ditë i një pune të re, po ndryshon në çdo skaj. Edhe rruga “Ramadan Rexhepi” nga rrethrrotullimi i ri tek “Cosmo” e deri tek lidhja me Rrethin e Madh te Spitali – pjesë e “Bashkimit të Qytetit”, u asfaltua sot, për t’i dhënë tri korsi qarkullimit të qytetarëve, hapësira  të reja të gjelbëruara, vendparkingje e lehtësi qarkullimi për urgjencat në këtë rrugë. Ta gëzojnë banorët, këtë pjesë tejet të frekuentuar, që po ndryshon rrënjësisht” ka shkruar Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img