19,12,2024

Bëhet kategorizimi i komunave, në zonë të kuqe mbesin vetëm dy komuna

Must Read

Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë brenda shtatë ditësh.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Prishtina dhe Fushë-Kosova mbesin në zonë të kuqe, ku lëvizja e qytetarëve është e lejuar deri në orën 21:30, ndërsa ndërprerja e lëvizjes zgjat deri në 5:00.

Në zonën e verdhë janë 19 komuna: Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani, Gjilani, Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaj.

Në zonën e gjelbër janë 17 komuna: Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.

Në këto komuna, operatorët ekonomikë e kanë të lejuar operimin deri në orën 22:00, ndërsa pas saj shërbimin me vete. Po ashtu, nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve. Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 342 raste të reja me Covid-19.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img