27,12,2024

Bëhet hapja e megamarketit “Plus Center” në Ferizaj

Must Read

Këtë të mërkure  në Ferizaj është bërë hapja solemne e  megamarketit “Plus Center”  në Ferizaj .

Në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre tregtare  ishin të pranishëm  ministra,deputet  dhe struktura  komunale të Ferizajt, përfaqësues të bizneseve prodhuese, e konsumatorë të shumtë.

Pronari i “Plus Center” Kemajl Zariqi, duke treguar për themelimin e ndërrmarrjes së tij, kërkoi nga institucionet kompetente  që  bizneseve vendore t’u krijojnë kushte të favorshme për operim.

“Sot në këtë ditë të veçantë nga hapja solemne e “Plus Center” këtu në Ferizaj, apeloj tek përfaqësuesit e institucioneve relevante shtetërore që të krijojnë një ambient sa më të favorshëm për zhvillimin e ekonomisë duke përkrahur dhe mbrojtur interesat e prodhuesve vendor dhe bizneseve vendore”,tha Zariqi.

Ndërsa Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, tha se Qeveria e Kosovës në vazhdimësi është duke u munduar që të krijojë kushte të favorshme për bizneset vendore.

“Plus Marketi”, po u jep hapësirën e merituar për herë të parë produketeve vendore, është pikërisht promovimi i produketeve vendore, konsumimi i tyre, i cili krijon vende të reja të punës, ne kemi bërë përpjekje dhe jemi duke punuar që të krijojmë kushte për bizneset dhe sot Minsitria e Financave njoftoi Qeverinë dhe u miratua në parim për fazën e dytë të reformave fiskale dhe kështu do të vazhdojmë të heqim taksat dhe barrierat për prodhuesit vendor”,tha Bajrami.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se ‘’Plus Center’’ është i vetmi market në Kosovë që posedon mijëra artikuj vendor.

“Plus market është një strehë e madhe e prodhimeve vendore që nga fillimi i saj, për këtë edhe sot jemi bashkë dhe do të jemi bashkë edhe më tej, në këtë mision, sepse prodhuesit vendor duhet të kenë mbështetje më të madhe në tërë regjionin e juaj, se në “Plus Market” nuk ka asnjë qendër, asnjë market, prandaj kjo qendër është unikate dhe e vetmja në Kosovë që ka mbledhur sot më shumë se 20 mijë artikuj prodhues vendor dhe kombëtar”,tha Shahini.

Kurse Faik Grainca, Drejtor i Urbanizimit  në Ferizaj, tha se bizneset e tilla po i japin gjallëri qytetit të Ferizajt.

‘’Në komunën tonë biznesmenet i kanë dhënë një shpirt, i kanë dhënë një zhvillim dhe defakto po i japin një pamje krejtësisht tjetër qyetit tonë”,tha Grainca.

“Plus Center”, tani do të funksionoj në një objekt me mbi 5 mijë katrorë, ndërsa në të u tha se janë të punësuar 200 punëtorë.

15497568_10209453012340553_1187548154_n 15451375_10209453011540533_586527356_n

15577562_10209453010900517_1372864543_n15554908_10209453010220500_1364602786_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img