16,10,2025

Befason Milan, e huazon lojtarin që e transferoi këtë verë

Must Read

Alen Halilovic ishte një nga transferet e para të Milan në këtë afat kalimtar. Kroati dikur cilësohej si “Modrici i ardhshëm” por deri tash nuk ka arritur të bind me paraqitjet e tij.
Barcelona ishte skuadra e parë që u interesua për Halilovic, por pas arritjes në Kataloni, kroati zuri vend vetëm në skuadrën B të Barcelonës.
Sezonin e kaluar Halilovic ishte në formë huazimi tek Las Palmas, e cila skuadër nuk arriti të mbijetojë në La Liga.
Me ardhjen në Milan, dukej se më në fund do të shihnim “Modricin e ardhshëm”, por sipas “Mundo Deportivo”, “rosonerët” po planifikojnë që ta dërgojnë lojtarin si huazim në Girona apo Espanyol.
Duket se kroati po e ka mjaft të vështirë të përshtatet në klubet e mëdha. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

46 VJET BURGIM DHE 39 MIJË EURO GJOBË NDAJ TË AKUZUARVE PËR RASTIN “GROPA”

Ferizaj, 15 tetor 2025 – Dje Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin dënues...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img