11,09,2025

Bechtel Enka dhuron 52 pako ushqimore për familjet skamnore në Kaçanik

Must Read

Kompania Bechtel Enka në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut kanë ndarë 52 pako ushqimore për familjet kaçanikas me gjendje të vështirë ekonomike.

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi priti në takim menaxherin e projektit të autostradës Cris Jenions dhe Latif Renda menaxheri i marrëdhënieve me komunitetin dhe Bekim Gashi zyrtar.
Gjatë këtij takimi nënkryetari Elezi falenderoi përfaqësuesit e kompanisë Bechtel Enka, për ndihmën dhënë familjeve në nevojë. Edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka falenderoi kompaninë e cila u ndihmoi familjeve skamnore, ndërsa shtoi se nevoja për ndihmë familjeve të varfra në Kaçanik është mjaft e madhe.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e kompanisë Bechtel Enka thanë se një aktivitet i tillë është realizuar edhe në komuna të tjera në ndihmë familjeve skamnore për nder të muajit te ramazanit.
Gjatë këtij aktiviteti përfaqësuesit e Bechtel Enkes dhe nga Komuna e Kaçanikut vizituan katër familjet e strehuara në ish objektin e sanatoriumit dhe iu dhuruan nga një pako ushqimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img