01,07,2025

Bebe Rexha dhe Dua Lipa hedhin valle pas mbrëmjes në “MTV EMA” (VIDEO)

Must Read

Mbrëmë është mbajtur ngjarja vjetore e muzikës për Evropë, e njohur si “MTV EMA”, transmeton Klan Kosova.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë qenë të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore të kësaj ngjarje botërore, e cila u mbajt në qytetin spanjoll të Bilbaos.

Gjersa Dua ka fituar çmimin e parë në kategorinë e këngës më të mirë Pop, Rexha nuk ka arritur të fitojë pas nominimit për këngën më të mirë.

Këto suksese dyshja i festuan mjaft mirë me valle shqipe.

Rexha që publikoi një video në llogarinë personale në Instagram teksa dyshja shqiptare hedhin valle në ndejë private.

“Pjesa më e mirë e natës së kaluar ku po bëja miq të rinj dhe hedhja e valles në dhomën time të hotelit”, ka shkruar 27-vjeçarja.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img