14,01,2026

BE, takime urgjente me kërkesë të Serbisë

Must Read

bruksel-p-euml-rgatitet-raundi-i-ri-i-bisedimeve-prishtin-euml-beograd_hd

Bashkimi Evropian, brenda dy javësh i ka thirrur në dy takime urgjente Prishtinën dhe Beogradin. Kjo pasi Kosova po insiston në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.

Javën e kaluar është mbajtur takim për njohjen e certifikatave të ADR-së, pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës për materiale të rrezikshme naftë dhe gaz.

Takimi është paralajmëruar edhe për një kushtëzim tjetër që Kosova i ka vënë Serbisë, ngase duke filluar nga e hëna, me 18 prill, nuk do të lejohen hyrje/daljet në Kosovë të atyre personave që posedojnë lejet ilegale të njoftimit të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.Vet kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se për këtë çështje do të diskutohen në Bruksel.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img