11,09,2025

BE porosi deputetëve: Ratifikojeni demarkacionin pa vonesa, tregoni se punoni në interes të Kosovës

Must Read

Vizita e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq në Kosovë e paralajmëruar në fillim të këtij muaji, nuk pritët të ndryshoi qëndrime sa i përket demarkacionit kufitar mes dy shteteve.

Kështu të paktën lë të nënkuptoi përgjigja e Bashkimit Evropian në pyetjen e Indeksonline, nëse Kosova e Mali e Zi arrijnë një marrëveshje tjetër “modus vikendi” për demarkacion, a do e pranonte BE.

BE ka ripërsëritur se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar se bashku me luftimin e krimit dhe korrupsionit janë dy kritere të mbetura për të përfituar liberalizimin e vizave.

“Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar së bashku me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë janë dy kriteret e mbetura të BE-së për Kosovën për të përfituar liberalizimin e vizave”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së për Indeksonline.

Tutje, nga BE thonë se deputetët duhet të ratifikojnë demarkacionin pa vonesa të mëtejshme.

Sipas tyre, ratifikimi i saj do të ishte sinjal që Kuvendi punon në interes të Kosovës.

“ Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar pa vonesë të mëtejshme do të ishte sinjal i vërtetë që Kuvendi punon në interes të gjithëve në Kosovë”, thuhet në përgjigjën e zyrës së BE-së.

Marrëveshja e demarkacionit mbetet kriter me rëndësi që BE të heqë regjimin e vizave për qytetarët.

“Marrëveshja e demarkacionit duhet të ratifikohet si një çështje me interes të përbashkët për të ndaluar vetë-izolimin e Kosovës, gjë që dëmton interesat dhe dëshirat e të gjithë njerëzve në Kosovë”, thuhet në përgjigjën e BE-së për Indeksonline./Indeksonline/L.TH

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img