24,10,2025

BE nuk fton takim për reciprocitetin (Video)

Must Read

bisedimet-690x380

Për këtë javë ishte paralajmëruar se do të zhvillohet takimi i radhës mes përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së bllokadës ndaj kamionëve që bartin materie të rrezikshme nga Serbia për në Kosovë. Por pala kosovare ende nuk ka marrë ftesë për këtë takim. Këtë e konfirmuar për Tribuna Channel, Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres për Dialog, Edita Tahiri.

“Bashkimi Evropian ende nuk ka dërguar ftesë për takimin e radhës për çështjen e njohjes reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR. Aktualisht, jemi në pritje”, ka sqaruar Raci.

Me ftesë të BE-së, javën e kaluar në Vjenë janë zhvilluar bisedime, por pa rezultate për këtë çështje. Vet kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte thënë se bisedimet ishin të vështira.

Por, sipas këshilltarit Raci, masa e reciprocitetit ndaj Serbisë vazhdon të jetë në fuqi nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sipas zyrtarëve qeveritar që kanë përkrahur këtë proces, reciprociteti megjithatë po i shkakton humbje buxhetit të shtetit.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, më 29 mars kishte thënë se ka që nga data kur është vendosur reciprocitetit me Serbinë buxheti i Kosovës ka rreth 500 mijë euro më pak.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img