31,07,2025

BE nis më 12 tetor sistemin biometrik të hyrjes/daljes – prek edhe qytetarët e Kosovës

Must Read

Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet e Unionit duke filluar nga data 12 tetor.

Ky sistem i avancuar, i njohur si EES – Entry/Exit System – do të regjistrojë të dhënat biometrike të udhëtarëve, përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës. Sipas asaj që raporton “The Guardian”, sistemi do të:

Zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave

Regjistrojë datën dhe kohën e hyrjes dhe daljes

Kapë të dhëna biometrike si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës (vetëm njëra nga këto)

Llogarisë automatikisht kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar

Sinjalizojë shtetet anëtare në rastet e qëndrimeve të tejzgjatura

Këto rregulla do të prekin edhe shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët aktualisht gëzojnë regjim pa viza për hyrje të shkurtër në zonën Shengen.

Sistemi i ri, do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave dhe do të lejojë autoritetet kufitare të kontrollojnë automatikisht kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar për turistët dhe udhëtarët e biznesit.

Sistemi do të nisë së zbatuari gradualisht për gjashtë muaj dhe pritet të hyjë në funksionim të plotë në janar të vitit 2026.

Makineritë për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve tashmë janë vendosur në disa pika kalimi, përfshirë terminalin Eurostar në Londër dhe Portin e Doverit.

Komisioni Evropian thotë se ky sistem do të rrisë sigurinë kufitare dhe do të përshpejtojë procesin për udhëtarët e rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbahet mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Ferizaj 31.07.2025 Të enjten u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e udhëhequr...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img