21,12,2024

BE kërkon që Shqipëria të legalizojë prostitucionin, ja propozimi

Must Read

Bashkimi Europian kërkon që Shqipëria të ndryshojë legjislacionin sa i përket dënimit për veprën penale të prostitucionit.

EURALIUS ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të ndryshojë nenet 113 dhe 115 të Kodit Penal, për të mos ndëshkuar prostitutat që kërkojnë vetë ta ushtrojnë këtë profesion, shkruan sot gazeta ‘Panorama’.

“Shtetet europiane janë duke diskutuar aktualisht dënimin e prostitucionit duke ndjekur modele të ndryshme. Disa shtete janë më liberale në qasjen e tyre, duke u mundësuar prostitutave daljen pa probleme, pa pasur frikën e sanksioneve penale, dhe e kufizojnë dënimin në rastet e prostitucionit të detyruar, përfshirjes së fëmijëve dhe raste të tjera të rënda. Neni 113 dhe neni 115 duhet të shfuqizohen. Por, meqenëse kjo mund të çojë në një diskutim politik i cili mund të shtyjë reformën, ky vendim mund të merret më vonë”, thotë EURALIUS.

Misioni i BE në Shqipëri për përafrimin e legjislacionit të vendit tonë me BE-në, shton gjithashtu se bandat kriminale përdorimin dënimin si kërcënim ndaj prostitutave që ato të mos largohen, prandaj shumë shtete evropiane u mundësojnë atyre mbrojtje dhe jo dënim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img