20,05,2024

Bazaj: Kam mbështetjen e shumicës për të qenë kandidat për kryetarn të Drenasit

Must Read
naim-bazaj

Ndërsa, njëri nga kandidatë e mundshëm është Naim Bazaj, aktualisht kryetar i Kuvendit Komunal në Drenas.

Ai një prononcim për lajmi.net ka thënë është i gatshëm për një gjë të tillë  nëse kryesia vendos.

Bazaj ka thënë se ka mbështetje nga shumica e fshatrave të Drenasit.

“Ende nuk ka diçka konkrete, kjo më shumë është hapur ne mediat. Megjithatë unë kam marr përkrahjen e 27 fshatrave për të kandiduar dhe dje (e hënë ) ia kamë dërguar edhe kryetari të partisë Kadri Veseli, të nënshkruar nga nëndegë e bashkësi në Drenas”, ka thënë Bazaj për lajmi.net.

Ai është shprehur se është kandidati i duhur dhe se do ta siguronte fitoren që në raundin e parë.

Lajmi.net ka bërë përpjekje për të marr një qëndrim nga PDK për këtë çështje, por sekretari i saj Basri Musmurati nuk është lajmëruar në telefon.

Komuna e Drenasit do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes të Nexaht Demakut i cili është dënuar me 3 vjet burg për krime lufte.

E përderisa PDK ende nuk ka vendosur se më cilin kandidatë do të garojë për këto zgjedhje, rivali i saj Nisma tashmë ka zyrtarizuar kandidatin e saj. Ai do të jetë Isa Xhemajlaj i cili është edhe kryetar degës së Nismës për Drenas. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img