15,03,2025

Bastiset selia e zyrës ligjore në Panama

Must Read

panamapapers-1-780x439

Policia në Panama ka bastisur selinë e një firme ligjore, për shkak të rrjedhjes masive të të dhënave.

Prokurorët kanë thënë se operacioni në zyrat e firmës Mossack Fonseca “është kryer pa incidente dhe pa ndërhyrje”.

Dokumentet që kanë rrjedhur, të njohura si Letrat e Panamasë, kanë zbuluar se si figurat globale kanë fshehur pasurinë jashtë vendeve të tyre, për të shmangur taksat.

Firma ligjore, Mossack Fonseca, ka mohuar çdo keqbërje. Ajo ka thënë se ka qenë viktimë e sulmeve nga hakerët.

Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela, ka premtuar se do të punojnë me vendet e tjera për të përmirësuar transparencën në industrinë financiare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img