28,11,2024

Bashkohet opozita, bën thirrje për seancë të jashtëzakonshme dhe pezullim të dialogut me Serbinë

Must Read

Këta të fundit përmes një konference për media janë shprehur kundër dialogut pasi siç vlerëson opozita, ky është edhe një nënshtrim i ri.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës Valdete Bajrami ka thënë se kanë thirr një seancë të jashtëzakonshme  pas situatës së krijuar në veri dhe shkuarje në bisedime në Burksel nga Mustafa e Thaçi por që deri tani kanë vetëm 31 nënshkrime (duhen 40).

“Shkuarja e Mustafës në dialog është një nënshtrim i ri. Mustafa e Thaçi kanë humbur legjitimitëtin pasi është dashur që marrin leje nga Kuvendi për të shkuar. në bisedime. Ne kërkojmë që ky dialog të pezullohet dhe të rishqyrtohet”, ka thënë ajo, raporton lajmi.net.

Ndërkaq Glauk Konjufca nga Vetëevndosje shtoi se premtimet e dhëna kur ka filluar dialogu si ajo e njohjes nga Serbia e integrimi kanë dalë të dështuara dhe se për këtë duhet dhënë pëergjegjësi.

“Serbia jo që nuk po na njeh por ka shtuar fushatën kundër Kosovës madje edhe brenda isntitucionëve. Sa i përket integrimit ne jemi më se largu në rajon pra nuk ka pasur asnjë rezultat nga ky proces sikur që nuk ka ndodhur as integrimi i serbëve të Kosovës në institucione i cili po ashtu ka qenë njëri nga premtimet.

Opozita siç tha Konufca u përjashtua nga dialogu. “Prandaj kemi një iniciativë që të thërrasim një seancë të jashtëzakonshme me atë se çfarë po ndodh në Bruksel. Është e papranueshme që të shkohet në Bruksel pa e pyetur Kuvendin dhe pa një platformë”, tha ai.

Kurse Pal Lekaj nga AAK i quan kryeservila Thaçin e Mustafën pasi sipas tij këta të dytë duhet ta dinë se vendi e ka një Kuvend.

“A e dinë Mustafa e Thaci se Kosova ka një Kuvend. Keta kryeservila shkojnë e bisedojnë me pasardhësit e Millosheviqit në kohën kur Serbia ka shtuar provokimet ndaj Kosovës. Ata nuk besoj që sot shkojnë për të diskutuar për ndalejne e Haradinaj. A do të biesedojnë për murin dhe kompromise të tjera apo për pastrimin e listave të interpolit apo për të pagjeturit? Serbia ka përfituar me dinakëri nga bisedimet dhe është afër BE kurse Kosova ka mbetur e izoluar”, tha Lekaj. Ai kërkoi që bisedimet të ndalohen dhe të riformatohen.

Valdete Bajrami ka thënë se duhet mbajtur zgjedhje të reja dhe Qeveria e re të marr drejtimin e dialogut. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img