Projekti “Bashkimi i Qytetit” ka hyrë në fazën përfundimtare. Gjatë ditës së sotme ka filluar asfaltimi i rrugëve të nënkalimit kryesor. Është ky një ndër projektet më të mëdha që është realizuar ndonjëherë në Ferizaj. Shumë shpejt qytetarët e Ferizajt do të kenë mundësinë që të kalojnë nga njëra anë e hekurudhës në anën tjetër pa e pasur problemin e hekurudhës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt Agim Aliu në faqen e tij në rrjetin social.
Aliu ka shkruar se pak javë kanë mbetur deri në funksionalizimin e këtij projekti që është kryefjala e ndryshimit të Ferizajt
“Ferizaj ndryshoi në çdo anë. Bashkimi i Qytetit që pak javë e ndajnë nga përurimi, është kryefjala e ndryshimit të Ferizajt. Sot, nisi asfaltimi i rrugëve në nënkalimin kryesor, për t’u kompletuar tërësisht së shpejti” ka shkruar Aliu.