26,11,2024

“Bashkimi i Qytetit” kryevepër e projekteve që u realizuan gjatë këtij viti

Must Read

Këtë të mërkurë është mbajtur takimi i dytë publik i Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu me qytetarë për të diskutuar të arriturat, sfidat, dhe projektet e realizuara gjatë këtij vitit.

Qytetarët e pranishëm, kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane, mediat e shoqëria civile për mbi dy orë diskutuan, parashtruan pyetje e ngritën çështje me rëndësi nga komuniteti ku jetojnë. Përgjithësisht u vunë në pah investimet që ka bërë Komuna e Ferizajt, në të gjitha fshatrat e zonat urbane, për të cilën kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane falënderuan qeverisjen lokale.

Në hapje të diskutimit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi mbi punët, projektet e zhvilluara si dhe aktivitetet tjera që shënuan 6 mujorin e dytë të këtij viti. Kryetari Aliu, fillimisht ka folur për financat publike me ç‘rast është shprehur se këtë vit është arritur tejkalimi i planifikimit nga fusha e të hyrave vetanake. Sipas tij, janë planifikuar 4,444,628.00€ arkëtim të të hyrave vetanake, gjersa ende pa u mbyllur viti fiskal janë arkatuar 5,350,498.90€, ose 905,870.90% apo shprehur në % 20,40% tejkalim i planit.

“Ferizaj për herë të dytë në gjithë historinë politike qeverisëse të Komunës, po thyen sërisht rekordin e inkasimit të të hyrave vetanke. Ishte një rekord i thyer në vitin 2019, dhe po ndodh sërisht në vitin 2021. Po e kthejmë rekordin e vitit 2019, sepse ne, nuk jemi duke i krahasuar me vitin 2020, sepse tashme është e njohur për ju, për shkak se pandemia ka qenë kufizim për të gjithë, por edhe për ne”, ka thënë Kryetari Aliu.

Kryetari Aliu, ka folur edhe për realizimin e një sërë projektesh infrastrukturore, por sipas tij, kryevepra e të gjitha projekteve që u realizuan gjatë këtij viti ishte “Bashkimi i Qytetit”.

“Kemi realizuar shumë projekte, por sigurisht që kryevepra ka qenë “Bashkimi i Qytetit” , është pra fjala për nënkalimin kryesor, i cili ende nuk ka përfunduar i tëri për shkak se ka edhe disa punë teknike që duhet të përfundohen, por është duke u punuar në të njëjtën kohë edhe në hekurudhën e qytetit. Arsyeja kryesore pse e kemi lëshuar në qarkullim këtë projekt ka qenë edhe ardhja e bashkatdhetarëve”, ka thënë kryetari Aliu, përderisa ka elaboruar në mënyrë të detajuar edhe punët të cilat pritet të përfundojnë shumë shpejt në këtë projekt.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në këtë diskutim publik është shprehur tejet i lumtur edhe për realizmin e një projekti shumë të rëndësishëm në Ferizajt, siç është impianti për trajtimin e ujërave të zeza në vlerë 40 milion euro.

“Kemi fituar projektin më të rëndësishëm pas shumë përpjekjeve dhe angazhimesh që kemi bërë dhe pas shumë vonesave, për shkak të ndërrimit të shpeshtë të qeverive në nivel qendror, për ratifikimin e marrëveshjes për “Impiantin e ujërave të zeza”, që do të jetë në vlerë mbi 40 milion euro, dhe neve na vjen mire dhe jemi mirënjohës ndaj Qeverisë norvegjeze dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës që më në fund ka ratifikuar këtë marrëveshje për t’i dhënë fundin, apo fillimin e fundit të zgjidhjes se problemit të trajtimit të ujerave te zeza. Po besoj që vitin e ardhshëm do të kryhen të gjitha proceset për përfundimin e këtij projekti”, tha Aliu.

U tha se tashmë ka filluar edhe një projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët ferizajas, siç është ndërtimi i rrugës me katër korsi që lidh Prishtinën-Ferizaj dhe Shkupin, i cili ka filluar nga Prelezi i Jerlive dhe ka një kosto prej 13.4 milion euro dhe sipas kontratës ky projekt do të përfundojë në vitin 2023.

Të pranishmit në këtë diskutim publik nga ana e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, si dhe drejtorët e drejtorive komunale janë njoftuar edhe për realizimin e shumë projekteve në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, shërbime publike dhe bujqësi.

Ndërkaq qytetarët e pranishëm në këtë diskutim, kanë lavdëruar punën e Kryetarit Aliu. Ata janë shprehur tejet mirënjohës për shumë projekte të cilat janë realizuar në të mirën e përgjithshme.
Qytetaret kanë parashtruar edhe një varg kërkesash të cilat kishin të bënin kryesisht me infrastrukturë rrugore. Pyetjeve të qytetarëve ju përgjigjën drejtorët e drejtorive komunale, por edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img