14,07,2025

“Bashkimi i qytetit” do të jetësohet gjatë vitit 2018

Must Read

Ferizaj.22.01.2018. Gjatë ditës së sotme, kryetari Aliu ka takuar ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj. Gjatë këtij takimi është diskutuar për shumë projekte të rëndësisë strategjike infrastrukturore për Ferizajn.
Vlen të theksohet se ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore, “Bashkimi i qytetit”, i cili ka marr dritën jeshile për implementim dhe është përfshirë në Buxhetin e Republikës së Kosovës është në rrugën e sigurt të implementimit dhe se jetësimi i tij është zgjidhje afatgjate për kaosin në trafikun brenda zonës qendër.
Po kështu edhe projektet tjera infrastrukturore me të cilat ka aplikuar Komuna e Ferizajt janë në fazën e shqyrtimit dhe presin që shumë shpejt të marrin miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Kryetari Aliu u shpreh falënderues ndaj Ministrisë së Infrastrukturës për gjithë mbështetjen e ofruar deri më tani dhe tha se ky bashkëpunim konkret mes dy institucioneve do të vazhdoj edhe më tej, projekte këto të cilat do ta shndërrojnë Ferizajn në një qendër moderne edhe në aspektin infrastrukturor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në malet mes Nerodimes dhe Dremjakut – Apel për kujdes nga banorët

Ferizaj, 13 Korrik 2025 – Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën malore përgjatë rrugës që lidh...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img