11,09,2025

Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimorë

Must Read

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë, po përpiqen të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Mirëpo brishtësia e tij ende qëndron për shkak të kaluarës jo të largët të këtij rajoni. Edhe pse rajoni është në paqe, stabiliteti i tij varet kryesisht nga mbështetja që i jep Bashkimi Evropian.
Disa vende të Bashkimit Evropian kanë arritur një progres të jashtëzakonshëm, megjithatë rajoni i Ballkanit Perëndimorë duhet të ndryshoj dhe të transformoj sistemet politike, shumica e vendeve të Ballkanit kanë një klasë politike të cilët udhëhiqen nga ekstremizmi nacional, janë të lidhur ngushtë me korrupsionin, trafiqet, krimin e organizuar dhe këto janë problem për tërë rajonin.
Popujt e Ballkanit Perëndimorë presin përfitime të mëdha nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian në shumë fusha si: punësimi, arsimi, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe demokracia në përgjithësi.
Stabiliteti dhe demokracia në vendet e Ballkanit Perëndimorë janë interes strategjik i Bashkimit Evropian.
Për të integruar këtë pjesë të Evropës, Bashkimi Evropian ka bërë hapa konkret duke organizuar samite me kryeministrat e këtyre vendeve të Ballkanit me të vetmin qëllim për të reformuar në shumë fusha këto vende.
Nuk ka dyshim se ende ka për të bërë, e sidomos në arritjen e bashkëpunimit rajonal dmth brenda vetë shteteve të Ballkanit Perëndimor, megjithatë po bëhet përpjekje në këtë fushë siç janë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Problemi i emrit të Maqedonisë dhe Greqisë.
Në samitin e Selanikut u theksua perspektiva e anëtarësimit në BE i ofruar për vendet Ballkanit Perëndimorë në Këshillin Evropian të Feiras dhe të Kopenhagenit, si dhe u përcaktuan rrugët konkrete për të mbështetur këtë rajon.
Në këtë samit vendet dolën me dy vendime kryesore perspektiva e anëtarësimit, të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE është reale dhe se harta e Bashkimit Evropian nuk do të shihet si e kompletuar deri sa në të të jenë anëtarësuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga ana e saj BE-ja do të jap asistencën e saj të nevojshme teknike dhe financiare, që këto shtete të mund të ndërmarrin reforma të nevojshme dhe anëtarësimi do të jetë individual dhe i merituar.

Autori
Burim Ugzmajli
Master i Politikave të BE-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img