17,05,2024

Bashkim Fazliu: Filmi “Home Sweet Home” – fyerje për familjet e Dëshmorëve

Must Read

Reagim ndaj filmit “Home Sweet Home” – fyerje për familjet e Dëshmorëve

Sapo pashë filmin shqiptar “Home Sweet Home ” në Cineplexx Kosova. Me gjithë realizimin e mirë dhe interpretimin e shkëlqyeshëm të artistëve, megjithatë më duhet të reagoj për temën e zgjedhur, për skenarin në bazë të të cilit është realizuar ky film. Mendoj se filmi është një fyerje që u bëhet në veçanti familjeve të dëshmorëve, pasi për kthimin në shtëpi të tyre, do të jepnin gjithçka prindërit, gratë, fëmijët e tyre e po ashtu edhe disa nga bashkëluftëtarët që t’u ktheheshin të gjallë Dëshmorët. Si njëri ndër mbrojtësit më të flaktë të vlerave më sublime të popullit tonë, thjesht ndjehem tepër i prekur dhe i fyer me trajtimin e rëndë që i është bërë kësaj teme mjaft të ndjeshme.

Ata më mirë do ta realizonin një temë se si përballet një familje e dëshmorit prej pas luftës e këndej, se si është të rritesh fëmijët jetim, se si është me t’dalë nga shtëpia nusja e pa fëmijë, se si është të mos i dish eshtrat e më të dashurve të tu e shumë tema të tilla që mund të gjejnë me mijëra. Por të krahasohet kthimi i Dëshmorit në shtëpi me përfitimet materiale, është kaq e rëndë sa s’mund ta përshkruaj. Dhe vetëm ata që kanë humbur dikend në luftë mund ta kuptojnë këtë dhimbje dhe për çka po reagoj.

Unë e di se si nënat e baballarët e Dëshmorëve sa herë t’na shohin neve të gjallëve, bashkëluftëtarët të djemve e heroinave të tyre, unë e ndjej se ata i shohin fëmijët e tyre.

Dhe ju skenaristë e regjisorë që keni mundur ta shihni luftën vetëm përmes televizionit, ju nuk mund ta kuptoni se çdo të thotë të të vritet një shok, djalë, vajzë, vëlla, motër, baba, burrë, grua…

Mos na përbuzni Dëshmorët! Ata mund t’mos flasin, por shyqyr që Zoti na ka lanë disave gjallë që mund të flasim!

Bashkim Fazliu Migjeni, Veteran
30.11.2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img