25,01,2026

Bashkësitë lokale trajnohen për përdorimin e “Platformës digjitale për pjesëmarrje publike”

Must Read

Ata u njoftuan fillimisht për rëndësinë e shfrytëzimit të kësaj platforme, si dhe u inkurajuan që përmes saj t’i paraqesin kërkesat, propozimet, idetë, plan-projektet dhe rekomandimet e tyre për bashkësitë lokale që përfaqësojnë.

Kjo platformë rritë transparencën ndaj qytetarëve dhe u mundëson atyre të përcjellin kërkesat dhe statusin e tyre deri në përmbyllje. Ky proces po ashtu lehtëson një komunikim më të drejtpërdrejtë në mes të qytetarëve dhe qeverisë komunale. Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes përforcon demokracinë dhe i bënë qytetarët “bashkë-autorë” të politikave të ndryshme lokale.

Kryetarët e bashkësive lokale të Prishtinës u shprehën të kënaqur me një platformë të tillë, dhe me trajnimin e ndjekur, ku u njoftuan edhe me standardet minimale për pjesëmarrje publike./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Ferizaj, 24.01.2026 Me datën 24.01.2026, rreth orës 17:30, patrulla e policisë, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ka ndaluar dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img