03,05,2024

Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes Ferizajt dhe Shkodrës

Must Read

Anëtarët e Kuvendit te Komunës se Ferizajt ishin ne vizitë zyrtare në Bashkinë e Shkodrës ,ku u pritem ngrohtësisht nga kryetari i Këshillit të Bashkisë z. Xhemail Bushati dhe nënkryetari i Bashkisë

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, pas kësaj vizite në një konferencë për gazetarë ka thënë se nikqoirët ne atë takim i kanë njoftuar lidhur me shumë projekte që janë realizuar dhe që po realizohen si dhe është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor mes qytetit të Ferizajt dhe asaj të Shkodrës.

14344801_1270192196348934_4056865581155573499_n

“Kryetarin dhe të pranishmit i njoftuam me punën që është duke u bërë në komunën tonë, siç janë realizmi i projekteve, me theks të veçante në lëmine e bujqësi. Gjatë bisedës potencuam se tani e tutje duhet ti kushtojmë rëndësi fillimit të bashkëpunimit ekonomik në mes bizneseve tona, duke pasur parasysh që deri më tani nuk kemi bërë një hap të tillë në bashkëpunimin ekonomik i cili ka qenë i orientuar kryesisht në bashkëpunimin kulturor dhe politike”, ka thënë kryesuesi Guri duke shtuar se ky ishte edhe konstatim i përbashkët që në të ardhmen ti kushtohet rëndësi bashkëpunimit në mes bizneseve tona në mënyrë që të dy bashkësitë tona territoriale të behet një zhvillim ekonomik i përbashkët.

“Si konstatim i përbashkët është që në të ardhmen e afërt të kemi një kontakt mes bizneseve ferizajas dhe atyre të Shkodrës, takim ky që do të realizohet shumë shpejt”, është shprehur Guri.

Nga ana tjetër shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Ferizaj Muhamet Çerkini, ka thënë ka qenë kërkesë e këtyre të fundit ka qenë edhe lëvizja e lirë mes njerëzve nga Kosova, por edhe Shqipëria.

“Lëvizjet të mos bëhen njëdrejtimëshe, sepse ajo po ndodh gjatë sezonës verore dhe njëkohësisht edhe nxënësit tanë ferizajas po shkojnë ne ekskursione në Shqipëri, dhe kërkesë e jonja ka qenë që edhe nxënësit e tyre të vijnë në Kosovë”, tha Çerkini.

Ndërkaq shefi i grupit parlamentar të PDK-së Gazmend Bytyqi, është shprehur se këto vizita do të shërbejnë edhe si shkëmbin përvojash mes dy vendeve.
“Ajo çfarë ne kemi kërkuar dhe kërkojmë është shkëmbimi i përvojave, se si organizohen atje këshillat bashkiake dhe si procedohen pika të ndryshme që nga fillimi deri në marrjen e vendimeve, sepse kemi çfarë të japim”, ka thënë Bytyqi.

Edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së Izet Rushiti, vizitën që e kanë bërë në Shkodër e ka cilësuar si të një rëndësie të madhe.

“Ishte një vizite që koleget nga Shkodra na priten me një vullnet të mirë dhe takimi ishte shumë miqësor dhe u diskutuan shumë gjana, që në një mënyrë ishin të ngjashme edhe problemet, edhe të gjitha ato diskutimet që behën, dhe ishte mendimi që të thellohet bashkëpunimi”, ka thënë Ruhsiti.

U bë e ditur se shumë shpejt pritet që të zhvillohet edhe një vizitë mes kryetares së Shkodrës Voltana Ademit dhe kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Qyteti i Ferizajt dhe ai i Shkodrës, janë të binjakëzuar qysh në vitin 2006.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img