26,11,2024

Basha: Kemi mbështetjen e PE për zgjedhje të lira

Must Read

Në fjalën e tij në këtë event, ku ishte e pranishme edhe eurodeputetja Doris Pack, Basha ka vënë në dukje se PD gëzon mbështetjen e Partive Popullore Europiane, që ka shumicën në Parlamentin Europian, që zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri të jenë të lira e të ndershme. Një arsye më shumë kjo, sipas Bashës, për të marrë pjesë në protestën e së shtunës.

“Më 18 shkurt Shqipëria do të mblidhet në Tiranë. Shqiptarët do të bashkohen jo thjesht në një protestë të thirrur nga opozita, por për të lajmëruar krijimin e një lëvizjeje të re, mbarëpopullore për demokracinë shqiptare”, ka thënë Basha.

Ai ka theksuar se, sot demokracia e Shqipërisë është marrë peng, ashtu sikurse ekonomia dhe shëndetësia, që kontrollohen, sipas tij, nga një grup oligarkësh.

Ndërkohë, “arsimi është në kolaps, fuqia blerëse ka rënë, bizneset familjare kanë mbyllur qepenët”, ka thënë Basha, i cili ka premtuar ndryshimin e kësaj situate.

“Shqipëria do të ketë taksat më të ulëta në Ballkan, që do të sjellin investime që hapin vende pune dhe që do t’i japin impulse të reja ekonomisë”, ka vijuar Basha.

Sa u takon grave, ai është shprehur se, sot ato janë kategoria më e persekutuar e këtij pushteti të papërgjegjëshëm, “që ka marrë peng të ardhmen e vendit dhe gjithçka dhe që dëshiron të marrë peng votën e shqiptarëve”, ka shtuar Basha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img