20,09,2024

Basha: Edi Rama flet për arritjet në energji, Tirana pa drita

Must Read

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka thënë se përderisa kryeministri flet për arritjet në fushën e energjisë, e gjithë zona e Tiranës në rrugën e Elbasanit është pa drita.

“Ndërsa Edi Rama me shpurën e tij ka dy orë që flet drejtpërsëdrejti në çdo televizon të vendit për arritjet e tij në fushën e energjisë, e gjithë zona e Tiranës në rrugën e Elbasanit është pa drita. Mijëra familje anembanë Shqipërisë, gjithashtu”, ka shkruar Basha.

Lexo postimin e plotë:

Ndërsa Edi Rama me shpurën e tij ka dy orë që flet drejtpërsëdrejti në çdo televizon të vendit për arritjet e tij në fushën e energjisë, e gjithë zona e Tiranës në rrugën e Elbasanit është pa drita. Mijëra familje anembanë Shqipërisë, gjithashtu.

Nuk ka skenë më domethënëse: fasada me drita që krijon Edi Rama në televizon dhe realiteti i errët i shqiptarëve.

Edi Rama u premtoi qyetarëve se do ua ulte çmimin e energjisë, por ua rriti. I futi shqiptarët e pamundur në ankth e terror për mospagimin e dritave. Ata që nuk paguan dot i çoi në burg. Të tjerë kaluan në dëshpërim dhe vranë veten nga pamundësia.

Ndryshe u soll me miqtë. CEZ-it i fali 600 milionë Euro. Miqve në Tiranë u ka dhënë miliona euro në tendera dhe kontrata.

Të varfërve dhe të pamundurve kërbaçin, miqve kulaçin. Kjo është reforma e Edi Ramës në energji.

#18Shkurt #NgrihemiBashkë për t’i thënë ndal kësaj politike që ka braktisur qytetarët dhe mendon vetëm për pushtetarët.

Ne nuk do të lëmë asnjë familje në errësire se nuk ka mundësi të paguajë energjinë. 200 kë për familjet në nevojë do ta paguajë shteti.

#NgrihemiBashkë #18Shkurt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img