06,05,2024

Barnat donacion përplasin PDK-në me QKMF-në

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, thotë se në depon farmaceutike të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, janë gjetur barna ilegale dhe të dyshimta pa banderolë, me banderolë, apo edhe me banderolë të shtetit serb, dhe të cilat nuk kishin asnjë dokument përcjellës të pranim-dorëzimit, si dhe nuk ishin të evidentuara në asnjë regjistër të QKMF-së.

Komunikata e plotë e PDK-së:

Kohëve të fundit, më shumë se qytetarët me probleme shëndetësore, QKMF-në e Ferizajt po e vizitojnë Krimet Ekonomike dhe Inspektorët Farmaceutik të MSH-së. Dega e PDK-së në Ferizaj, këto ditë ka pranuar nga një qytetar anonim një informacion, sipas të cilit Inspektorët Farmaceutik dhe Krimet Ekonomike, në një inspektim të tyrin, kanë hasur në një skandal të madh brenda hapësirave të QKMF-së së Ferizajt. Bëhet fjalë për gjetjen e një stoku të konsiderueshëm të barnave ilegale dhe të dyshimta pa banderolë, me banderolë, apo edhe me banderolë të shtetit serb, brenda hapësirave të këtij institucioni, përkatësisht në depon farmaceutike të QKMF-së dhe të cilat nuk kishin asnjë dokument përcjellës të pranim dorëzimit, si dhe nuk ishin të evidentuara në asnjë regjistër të QKMF-së. Duke e konsideruar këtë skandal si të pa shembullt dhe plotësisht të pa pranueshëm, dega e PDK-së në Ferizaj shpreson në zbardhjen e plotë të këtij rasti nga organet kompetente. Njëkohësisht ne shpresojmë që Kryetari i Ferizajt do t’u sqarojë qytetarëve se çfarë po ndodhë në QKMF? Bëhet fjalë për krim të organizuar nga zyrtarët e zgjedhur, apo pushteti po bën biznes të pisët me jetën e qytetarëve të komunës sonë?! Dikush sigurisht se duhet të japë llogari. Shëndetësia në Ferizaj edhe ashtu po rrënohet çdo ditë e më shumë.

Në anën tjetër  Përgjegjës të QKMF-së e kanë mohuar këtë akuzë dhe kanë thënë se nuk bëhet fjalë për kurrfarë kontrabande të barnave e as  ndonjë akuzë nga Inspektorët Farmaceutik.

Barnat për të cilat PDK akuzon se janë kontrabanduar  janë vetëm një sasi e vogël e një qytetari i cili pas vdekjes së familjarit nga sëmundja e kancerit dhe faktit se janë shumë të shtrenjta i ka dorëzuar në QKMF si donacion për pacientët të cilët kanë  këtë sëmundje dhe nuk kanë mundësi që ti blejnë, ka thënë  Ibadete Ismajli-Bucaliu, drejtoreshë e QKMF-s për FerizajPress.
“QKMF në Ferizaj që nga pas lufta e deri më tani ka pranuar barna dhe materja mjeksor nga donatorët vendor dhe ndërkomtar.Praktikë është që të dihet donatori.Barnat as një herë të pranuar nga donatori nuk janë ardhur me liste. Lista është formuar nga punëtorët tanë që punojnë në depo.Farmacistja e jonë ka pranuar barnat nga donatori i cili dihet me emër dhe mbiemr.Barnat nuk kanë qenë në raft për tu shpërndar.Dita e pranimit ka qenë 31.03.2017 ditë e premte.Më 03.04.2017 Farmacistja ka udhëtuar jashë vendit. Ndërsa punëtorët që punojnë në depon qendrore nuk kan pasur mundësi menjëherë në mengjes me u marrë me këto punë.Këshilli Drejtues i QKMF-së ka mbajtur mbledhje , e ka shqyrtuar raportin e Inspektoratit të datës 3 dhe 5.04.2017 dhe ka vendosur që të filloj procedura disiplinore kundër përsonit që ka bërë pranimin e donacionit.
Me përgjegjësi të plotë deklarojmë se këtu nuk kemi të bëjmë me kontrabandim, as me keqë përdorim.Me këto barna nuk është rrezikuar asnjë përson, e asë ambienti.Donatori ka theksuar nese ju nuk i pranoni ne barnat do ti hedhim në kontejner të mbeturinave, nëse do të ishte vepruar në këtë mnyrë përgjegjësia do të ishte edhe ma e madhe.” ka thënë  Ibadete Ismajli-Bucaliu, drejtoreshë e QKMF-s.

Edhe Drejtori i Shëndetësisë ferizajase , Burim Karameta   këtë e ka cilësuar si një rast  të izoluar  të një punëtori farmaceutik i cili ka bërë një lëshim në procedurat e regjistrimit të barnave donacion.
“Nëse PDK dëshiron  ta politizoi këtë çështje dhe ti jap  kahje politike  atëherë mund  të them se kjo një shantazh që ka bërë vet PDK, pasi personi i cili ka sjellë  në departamentin farmaceutik këto barna është infermier  që punon  në QKMF dhe është  anëtarë dhe votues i vet subjektit  të PDK-së. Kam një pyetje për  vet subjektin politik PDK i cili  ka përkrahë një donacion  të mëhershëm  që ka ardhur në  formë të njëjtë  ku QKMF ka reaguar  dhe ka njoftuar të gjitha organet kompetente  ndërsa PDK  me deklarata kanë përkrahur  atë donacion. Deri kur dhe nuk mendoj se pushteti mund të fitohet me standard  të dyfishta” ka thënë Karameta.
QKMF  ka ofruar edhe deklaratën e mjekut i cili pas mjekimit për një kohë të gjatë të pacientit i ka ofruar QKMF-së barnat me insistimin e familjarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img