Sukseset, botimet dhe promovimet e Enciklopedisë gjithëkombëtare, me prezantime edhe ndërkombëtare “Bardhësitë e Atdheut”, të autorit, ish-reporter dhe veteran i UÇK-së, po vazhdojnë.
Kjo Enciklopedi, e cila përfshin mbi 30 mijë fakte, dëshmi, argumente dhe dokumente gjithëkombëtare tre shekullore të Atdheut tonë, tashmë ka marrë vlerësime të larta të personaliteteve me ndikim dhe me emër në jetën publike në Kosovë dhe në hapësirat gjithëshqiptare, si Akademikët : Esat Stavileci, Pajazit Nushi, Mehmet Halimi, por edhe gjeneralët e luftërave të UÇK-së: Bislim Zyrapi, Jakup Krasniqi, Shukri Buja, Sabri Kiçmari, Rrustem Berisha, Spiro Butka, Kudusi Lama, shkrimtari, Izet Avdyli, dhe shumë e shumë të tjerë.
Në një promovim solemn, të mbajtur në Prishtinë dhe në Shkup është folur për rëndësinë e jashtëzakonshme që ka kjo vepër Madhore e autorit, publicistit të mirënjohur të trojeve Shqiptare, Afrim Mustafa.
Kryetari i SHFDUÇK, Xhavit Jashari, tha se Enciklopedia “Bardhësitë e Atdheut”, ka peshë të rëndësishme historike dhe historiografike për Kosovën dhe krejt shqiptarin …
Ndërkaq, autori Afrim Mustafa ka falënderuar për organizimin e një promovimi modest të Enciklopedisë, biznesmenin e njohur nga qyteti i Suharekës, Z. Xhavit Krasniqi, i cili ka dhënë kontribut të çmuar për Kosovën …
Në falënderimet e tija për këto promovime,autori Afrim Mustafa, ka falënderuar edhe bashkëluftëtarin e çmuar nga Suhareka, Arben Ramadan Bytyçi, i cili gjendet me punë në Gjermani.
Vazhdojnë sukseset e Enciklopedisë, “Bardhësitë e Atdheut”