Barcelona vendos nëse do të paraqes ofertë për Pjanicin

Must Read

Drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida ka përjashtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic.
Së fundmi spekulohej se ylli boshnjak është objektiv i ekipit “Blaugrana”.
Por, Braida ka insistuar se nuk kanë në plan të paraqesin ofertë për blerjen e tij.
“Nuk ekziston asnjë proces i bisedimeve. Nuk jemi të interesuar për mesfushorin boshnjak”, deklaroi Braida për “JuveNews.eu”, përcjell “lajmi.net”.
“Bëhet fjalë për një futbollist të mirë por ne kemi një brazilian që e mban atë rol dhe Barcelona i beson atij. Në strategjinë e klubit tonë nuk bëhet fjalë për Pjanicin”, theksoi ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasja makabre e Bekim Varit në Ferizaj: Një vit dhe vetëm një seancë gjyqësore!

Ka kaluar më shumë se një vit që kur i riu nga Ferizaj, Bekim Vari, u gjet i vrarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img