Sport

Barcelona thyen rekordin e penaltive

By FerizajPress

April 25, 2016

Klubi katalunas, Barcelona ka fituar tre penallti në pjesën e dytë , në mbrëmjen e së shtunës kundër Sportin Gijonit, të cilat u konkretizuan në gola.

Dy prej tyre i shënoi Luis Suarez dhe një tjetër Neymar.

Me këto tre penallti, Barcelona ngritët në kuotën e 19 penalltive të fituar vetëm këtë sezon në La La Liga, rekord ky në historine e Spanjës.

Më parë, 16 penallti kishte fituar Betis në edicionin 198-87, por tashmë rekordin e mbanë Barcelona, i cila mund të thellohet edhe më shumë, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund te sezonit.