28,11,2024

Barcelona i vendos klauzolë ‘marramendëse’ Busquetsit

Must Read

Sergio Busquets është arkitekti i lojës së katalunasve. Defanzivi i mesfushës u paraqit për herë të parë gjatë periudhës së Pep Guardiolas dhe ishte bindës me paraqitjet e tij, madje largoi nga klubi edhe njërin nga mesfushorët më të mirë të asaj kohe, Yaya Toure.
Sipas raportimeve të “Marca” dhe “Mundo Deportivo” kontrata e Busquets do t’i sigurojë mesfushorit një rritje të pagës dhe klauzola e spanjollit do të shkojë në 450 milionë euro. Kontrata e deritashme përmbante një klauzolë prej 180 milionë eurove.
Kontrata mbetet e njëjta sa i përket “jetëgjatësisë” deri në vitin 2023
Duket se drejtuesit e klubit katalunas janë frikësuar nga një interesim i PSG së fundmi për shërbimet e mesfushorit maestral. Kontrata e re e bënë Busquets lojtarin e dytë me pagën më të lartë në klub pas Leo Messi, duke përfituar 500 000 euro në javë. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img