06,08,2025

Banorët e Vitisë nga mesi i shtatorit pritet të kyçen në autostradën “Arbën Xhaferi”

Must Read

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim një delegacion të gjerë të qytetarëve e përfaqësuesve të Komunës së Vitisë, në përbërje të personaliteteve politike nga niveli qendror i kësaj ane, shoqërisë civile dhe mediave, të kryesuar nga kryetari Sokol Haliti.

Lekaj, i ka informuar dhe siguruar ata, se kërkesa e tyre për qasje të Vitisë në Autoudhën R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, do të bëhet dhe se implementimi i këtij projekti do të fillojë nga mesi i shtatorit të këtij viti.

“Ne u zotuam si Ministri e Infrastrukturës, që kyçja e Vitisë në Autoudhën R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit do të ndodhë, vendimi është marrë dhe se ai vendim duhet të implementohet. Koha e zgjatjes së këtij implementimi do të jetë deri nga mesi i shtatorit, kur edhe do të fillojnë punimet për kyçje të Vitisë në Autoudhën R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit”

” Jemi zotuar që pa stërzgjatje të projektit kjo të ndodhë dhe biseduam edhe me krerët e komunës, përfaqësuesit politik të nivelit qendror të kësaj ane, si dhe shoqërinë civile, që ne të  implementojmë kërkesën e qytetarëve, e cila do të ketë impakt pozitiv në zhvilimin ekonomik të Vitisë, por edhe në mos shpërnguljen e qytetarëve të këtij qyteti. Unë nuk do të hyjë në detaje tjera, por kjo kyçje e Vitisë në autoudhë, do të ndodhë në mesin e shtatorit të këtij viti”, tha ai.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, duke folur në emër të institucioneve lokale të Vitisë, ka falndëruar Lekajn për gatishmërinë e treguar që të trajtojë drejt dhe saktë, kërkesën e banorëve të komunës së tij, për kyçjen që do të bëhet në Gërlicë, e cila e lidhë tërë këtë pjesë të rajonit dhe jo vetëm Vitinë me Prishtinën dhe Shkupin, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img