24,01,2026

Banorët e Prelezit vazhdojnë të protestojnë kundër privatizimit të oborrit të shkollës (Video)

Must Read

Ferizaj. 26.04.2019. Banorët e fshatit Prelez të komunës së Ferizajt edhe sot kanë protestuar, kundër  privatizimit të oborrit të shkollës.

Banorë të fshatit Prelez edhe sot  kanë protestuar  para oborrit të shkollës së fshatit, kundër vendimit të AKP-së e cila kohë më parë  ka shitur një pjesë të oborrit të shkollës.

Banorët  po thonë se nga kjo gjendje janë traumatizuar edhe fëmijtë  të cilët  nga frika e ndonjë eskalimi të situatës po lëshojnë edhe mësimin.

Gjatë kësaj proteste në oborrin e shkollës  e pranishme ishte edhe policia e cila nuk la banorët të hyjnë në oborrin e shkollës.

Ndryshë, ditë më parë, kur pronari që ka blerë këtë parcel po vinte vijat kufizuese, shumë banorë të këtij fshati kishin protestuar, me ç’rast kishe interevenuar  edhe njësia special  ku u arrestuan  disa banorë të këtij fshati.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img