Ferizaj.09.10.2016. Banorë të fshatit Mirosalë këtë të diele ,në një takim kanë kërkuar nga kompetentët që të ndihmojnë banorët e këtij fshati në lidhje me ndotjen e ambientit në fshat.
Në një tubim ku morën pjesë përveç banorëve të fshatit Mirosal merrnin pjesë edhe dy asamblist komunal nga kjo anë, Xhevat Sallahu dhe Fadil Halili u diskutua për shqetësimin e banorëve të këtij fshati në lidhje me problemin e fabrikës së përpunimit të gomave në këtë fshat.
Me këtë rast Fadil Halili u tha banorëve të Mirosalës se këtë shqetësim të tyre e kanë ngritur deri në Ministri.
“Në Ministri na është premtuar se do të marrin masa dhe nuk do të ketë fillim të punës pa u plotësuar kushtet e parashtruara më herët” tha Halili.
Ndërsa asamblisti Xhevat Sallahu tha se në këso raste kur është në pyetje shëndeti I qytetarëve duhet të veprojmë të gjithë dhe pa ngjyrime politike.
Kryetari i fshatit Mirosal Zymer Berisha i njoftoi të pranishmit se për këtë problem janë ankuar shumë herë por ende nuk është ndërmarrë diqka konkrete.
Berisha ka ftuar asamblistët komunal Fadil Halili dhe Xhevat Sallahu që këtë shqetësim ta ngritin edhe në Asamblenë Komunale të Ferizajt.
Në këtë takim ishte i ftuar edhe Drejtori i Urbanizmit të Ferizajt Faik Grainca i cili u tha se në momentin e fundit ka anuluar ardhjen e tij.
Në fund të këtij takimi u morr vendim që pasnesër ( të martën ) 11.10.2016 në ora 18 te shkolla e fshatit të organizohet një tubim e në të cilën është planifikuar që të ftohen struktura nga Qeveria Komunale, të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga rajoni i Ferizajt, asamblist të Asamblesë Komuna të Ferizajt dhe banorët e fshatit Mirosalë ku do të bisedohet për gjetjen e një zgjidhje për këtë rast.