12,01,2025

Banorët e fshatit Komogllavë i janë gëzuar pa masë asfaltimit të rrugëve të tyre

Must Read

Në fshatin Komogllavë të Ferizajt po asfaltohen rreth 19 rrugë. Banorët po i mirëpresin investimet, duke thënë se ato do t’u krijojnë lidhje të mira me fshatin dhe qytetin.
E, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa që i pa nga afër punimet në këto projekte, tha se pushteti lokal i Ferizajt po bën përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Falënderoi banorët që po i lirojnë pronat për t’iu hapë rrugë projekteve ndërsa pati fjalë të mira edhe për kompaninë “Eskavatori” që sipas tij po zhvillon punime të cilat garantojnë një qëndrueshmëri të lartë.
“Unë i përgëzojë banorët e fshatit Komogllavë të cilët pa hezitim kanë hequr dorë nga pjesë të pronave të tyre në dobi të interesit publik dhe mendojë se janë shembuj të mirë që tashmë po i ndjekim edhe qytetarët e fshatrave të tjera siç janë fshati Gaçke, Greme, Zllatar, tashmë edhe në Nerodime të Poshtme që po mundësojnë asfaltim të rrugëve sipas kritereve të parashikueshme”, ka thënë kryetari Svarqa.
Asfaltimi i rrugëve të fshatit Komogllavë, me gjatësi mbi 8 kilometra, financohet nga buxheti i qeverisë së Ferizajt dhe kushtoi me mbi 350 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img