Lajme

Ban Ki-Moon: I tronditur deri në palcë me rastet e abuzimit seksuale

By FerizajPress

April 02, 2016

Kombet e Bashkuara njoftuan se janë raportuar më shumë se 100 raste të reja të abuzimit që janë kryer nga anëtarët e misionit paqeruajtës në Republikën e Afrikës Qendrore, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,  Ban Ki-Moon tha se ishte “i tronditur deri në palcë” më raportet e fundit, transmeton Indeksonline.

Grupi amerikan “AIDS-Free World”, i ka përcjellë një raport OKB-së ku thuhet se katër vajzat u dërguan në një kamp ushtarak francez, ku ata i kishin mbyllur dhe i kishin detyruar të bënin seks me qen.

Zëdhënësi i OKB-së, Stefan Dizarik tha se një ekip i hetuesve të dërguara nga OKB-ja në fushën e Kemos ka intervistuar 108 të viktimave të abuzimit seksual, kryesisht të mitura, që kanë ndodhur nga viti 2013 deri më sot.

Raporti i OKB-së i cili u lëshua më parë tregoi se nga 69 akuza për krime seksuale 22 prej tyre u bënë nga paqeruajtësit e ardhur nga Republika e Afrikës Qendrore. Ai poashtu, tha se edhe rasti i abuzimit të vajzave që u përfshi një komandant i forcave franceze në vitin 2014, është duke u hetuar.

Ban Ki-Moon, tha se ishte i tronditur për thelbin e e ngjarjeve të fundit dhe se vëmendja për thirrje të ndihmës nga OKB është e shqetësuese, pasi që rastet janë në rritje.

“Është thelbësore për të rikthyer besimin në misionet paqeruajtëse, të cilat janë bërë kanë të paçmuar kohën e fundit, dhe më e rëndësishmja nga të gjithë është të sigurohet drejtësi dhe shërim në komunitetet e prekura,” tha Ban.

Më shumë se njëqind vajza dhe gra raportuan se ishin abuzuar seksualisht nga paqeruajtësit  e OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore, thanë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara.

Komisioneri i lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut, Zeid Al Husein Rad i quajtur akuzat të tmerrshme dhe ka shtuar se të tre vendet e paqeruajtësve që janë të akuzuara për abuzim, Burundi, Gabon dhe Franca, janë informuar vendet e tyre, pra tani ata duhet të bëjnë më shumë për të ndaluar ushtarët e tyre në kryerjen e këtyre krimeve.

Paqeruajtësit e OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Kongo, për muaj të tërë janë në qendër të vëmendjes për dyshime të abuzim seksual të fëmijëve.

OKB-ja ka më shumë se 100.000 paqeruajtës në 16 misione në mbarë botën.