17,11,2024

LDK akuzon PDK-në për shkelje të privatësisë

Must Read

Degës së PDK-së në Ferizaj, i ra në dorë një letër e LDK-së.

Në fakt, partia më e madhe opozitare në Ferizaj, ka siguruar një listë me emra që partia në pushtet i ka rekomanduar t’i kryejnë trajnimet për t’u bërë drejtor shkolle.

Përfaqësues të PDK-së thanë se kjo listë tregon qartë se si LDK-ja ka planifikuar që për drejtorët e ardhshëm në Ferizaj, të përgatisë militantët e saj me rekomandim nga njerëzit e besueshëm të partisë.

Përveç të tjerëve, PDK-ja ka vënë në pah se në këtë listë janë edhe emrat e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Shpëtim Sojeva, Hysnie Mustafa dhe  Arta Tahiri.

“Skandaloze është që një subjekt politik përmes një forumi partiak të krijoj lista që ata të shkojnë në trajnime dhe pastaj të bëhen drejtorë. Kjo na jep të kuptojmë që sistemi arsimor në komunën e Ferizajt është tej mase i politizuar, që kjo parti politike përveç që vendos për drejtora, vendos edhe për mësimdhënës, por edhe për punëtorë teknik të shkollave”, tha Gazmend Bytyqi nga PDK-ja.

Në anën tjetër, dega e LDK-së thotë se kjo listë është legale dhe nuk prishë punë nëse kjo parti bënë rekomandime që i duhen brenda subjektit të vetë.

Balton Dërguti nga LDK-ja duke treguar se kjo listë nuk është komunale, akuzoi PDK-në, se ka bërë shkelje të privatësisë, në momentin kur e ka publikuar atë listë ku figurojnë edhe numrat e telefonave.

“Lista e cila është publikuar nuk është ilegale, atë listë nëse PDK-ja e kish kërkuar ne do t’ua kishim dhënë. Nuk është mirë që PDK-ja e ka publikuar me numër të telefonave, sepse është privatësi e gjithë atyre. Ajo është vetem një listë e komisionit për arsim të LDK-së dhe nuk ka të bëjë asgjë me komunën. Ata kanë sugjeruar për persona që mund t’i kryejnë trajnimet për drejtorë, e ato organizohen nga ministria, sepse partia politike nuk bënë një gjë të tillë, por shpeshherë ato sugjerojnë për njerëz të ndryshëm”, tha Balton Dërguti,transmeton Televizioni Tema.

“Në fakt nëse kjo quhet shkelje e privatësisë, ka bërë pikërisht ky komision i LDK-së, që në bazë të disa informatave që kemi marrë sot, ka persona të propozuar që se kanë ditur fare që janë pjesë e kësaj liste’’,tha Bytyqi

Ndërkaq, në Drejtorinë e Arsimit thonë se sivjet ende nuk kanë dërguar në ministri ndonjë emër që t’i kryej trajnimet obligative për t’u bërë drejtor shkolle. Adem Muhaxheri nga kjo drejtori thotë se ministria as që e ka kërkuar një gjë të tillë.

“Nëse ne e bëjmë ndonjë listë, ne e dërgojmë përmes ministrisë së Arsimit, pasi që vetëm ajo është kompetente për t’i mbajtur këto trajnime. Nëse ne marrim vizë nga ministria, ne kërkojmë nga shkollat që t’i caktojnë nga një ose dy kandidatë dhe pastaj i dërgojmë për t’i kryer ato trajnime, por është edhe dëshirë e kandidatëve të cilët i paguajnë vetë këto trajnime dhe i kryjenë”, tha Muhaxheri.

Sido që të jetë, dega e PDK-së e cila e publikoi këtë listë la të kuptohet që ajo në zyrat e tyre ka arritur nga anëtarët e revoltuar të LDK-së, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img