Kohë më parë një tërmet me epiqendër ndërmjet Librazhdit dhe Vevçanit, ndërsa sot në orët e mëngjesit u godit rajoni i Shkupit.
Ditëve të fundit rajonin e Ballkanit e kanë goditur një sërë tërmetesh në rajone të ndryshme, që më së miri dëshmon për një aktivitet sizmik në një hapësirë relativisht të gjerë me disa vatra tërmetore rajonale. Pos tjerash, tërmeti ka goditur edhe rajonin Slloveni-Kroaci, më konkretisht rajonin e Zagrebit e rrethinën- pikërisht ku në afërsi ndodhet qyteza Krshko, ku është edhe një central bërthamor elektrik që pa dyshim shkakton edhe frikë e panik për popullatën në afërsi por edhe më gjerë.
Natyrisht se për shkak të këtij tërmeti edhe shtrohet pyetja se a ka rrezik për ndonjë avari ose shpërthim në këtë central bërthamor në Krshko? Sa është centrali bërthamor në Krshko i sigurt dhe sa jemi ne të sigurt nga ndonjë avari ose shpërthim eventual të Krshkos?
Zakonisht flitet që pas ndonjë goditje të lehtë pason goditja më e fuqishme, por kjo nuk do të thotë se gjithnjë është ashtu. Në të shumtën e rasteve ndodhë e kundërta-fillon me goditjen e fuqishme dhe pasgoditjet janë me intensitet dhe me magnitudë më të ulët, por ama, kjo nuk është ndonjë rregull, sepse tek tërmetet nuk ka rregulla dhe në mënyrë absolute tërmetet nuk mund të parashikohen se kur do të godasin, por eventualisht mund të parashikohen rajonet kumund të goditen nga tërmeti, e në mënyrë të posaçme ato tërmete që mund të jenë me magnitudë të lartë, pra tërmete të fuqishme.
Shikuar nga hartat sizmike të pllakave tektonike dhe neotektinike, rajoni Gjilan-Viti; rajoni i Ulqin-Shkodër; Elbasan-Dibër-Bulqizë-Tiranë, rajoni i Dubrovnikut, por edhe rajoni i Zagrebit, rajoni i Rashkës e Kopaonikut në Serbi, janë rajone, janë basene sizmike, dhe bëhet fjalë për rajone me rrezik sizmik ku supozohet se mund të goditen nga tërmete më të fuqishme.
Pra, rajoni i Ballkanit është i njohur për nga lëvizjet e shumta dhe të shpeshta tektonike, me pasoja tragjike. Dhe pikërisht në rajonin tonë, ekspertët vlerësojnë dhe parashohin lëkundje të tokës-tërmete, dhe gokësima të tjera tokësore, në një periudhë të papërcaktuar kohore. Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, së bashku me Greqinë, por edhe Bullgarinë, janë pjesë e rajonit mjaft aktiv sizmik, me rajonet mjaft kritike-sizmike, siç janë rajoni Ohër-Strugë-Dibër, mandej ai i Shkupit, që lidhet me basenet Moravës së Binçës, mbase edhe të tjera
Nëse pyetja shtrohet se deri në sa ballë të Richterit objekti mund të përballojë tërmetin, duhet sqaruar se më të rrezikuar janë objektet-ndërtesat e vjetra të ndërtuara me tulla e material të ngjashme, respektivisht varet nga kushtet lokale të ndërtimit dhe të tokës, njofton agjencia e lajmeve INA. Ndërkaq, objektet-ndërtesat që janë ndërtuar me konstrukcione betony-betonarme, janë më të sigurta, sepse janë zbatuar parametrat antisizmike rajonale dhe lokale.
Për sa i përket rrezikut nga centrali bërthamor në Krshko, duhet theksuar se ky central është ndërtuar si objekt me betonarne dhe janë respektuar normat dhe parametrat antisizmike, për ti përballuar një tërmeti deri në 9 ballë të shkallës së Richterit dhe sipas ekspertëve të inxhinierisë antisizmike dhe centrali bërthamor Krshko nuk rrezikon rajonin nga ndonjë avari ose shpërthim nga tërmetet në këtë rajon, që sipas hartave të përpiluara sizmike, në këto rajone nuk parashikohen tërmete më të fuqishme se me vlera të magnitudës 6.5 ballë të Richterit.
Poashtu, duhet shtuar se zakonisht, centralet bërthamore, përfshirë edhe centralin bërthamor në Krshko, janë ndërtuar në atë mënyrë që të përballojnë tërmete edhe më të fuqishme se 9 ballë të Richterit, që në rastin konkret nuk ka ndonjë rrezik nga centrali bërthamor Krshko.
Në fund të shtoj se në Maqedoni, disa rajone janë më të ndieshme dhe me prohabilitet më të madh-mundësi më të madhe të tronditjeve të tokës, ku intensiteti mund të arrijë – të priten tërmete me magnitudë prej 7-7.5 ballë të shkallës së Richterit, ose e barabartë me shkallën e X të shkallës makrosizmike evropiane (MSK-64).
Rajonë të tilla pos pjesës së rajonit Ohër-Strugë-Dibër, që ndodhet ndërmjet dy pllakave tektonike, është edhe rajoni kufitar me Bullgarinë si dhe rajoni i Shkupit, ku pikërisht kalon plasaritja tektonike e cila bashkohet me plasaritjen tektonike në pjesën e Kosovës, plasaritje që shtrihet nga baseni i Ohrit që sipas ekspertëve, konsiderohet pllakë neotektonike.