Ferizaj.10.09.2016. Balli Kombëtar Demokrat, ka mbajtur një tubim në orët e mbrëmjes së sotme, me qytetarët e Ferizajt, ku shpalosën programin e kësaj partie.
Gjatë këtij tubimi, është folur për aktivitetet dhe qëndrimet e Ballit Kombëtar Demokrat. Gjithashtu u fol edhe për Demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.
Ky tubim rezultoi me pranimin e dhjetëra anëtarëve të kësaj partie të cilët me entuziazëm ju bashkuan Ballit.
Për situatën aktuale në Kosovë, foli kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami dhe nënkryetari Bekim Baftiu, si dhe kryetarja e gruas Donika Rroka Xhemajli.
Në këtë takim u tha se degët e Ballit Kombëtar demokrat kanë filluar punën në Ferizaj, Gjilan, Pejë, Prishtinë, Besianë, Shtime, Kaçanik, Viti, Prishtinë, Gjakovë por janë në përgatitje të formimit edhe në qendrave të tjera të Kosovës.
“ Balli Kombëtar Demokrat, kërkon inkuadrimin e vendit në NATO dhe BE. Njëherit përmes këtij tubimi Balli kombëtar Demokrat apelon te populli shqiptar, te Partitë politike,te Organizatat jo qeveritare dhe te Akademitë shqiptare si në Kosovë, Shqipëri, lliridë , që të ulen në një Kuvend të përbashkët për ta ndërtuar një strategji kombëtare, e cila do të mbështetej në Platformën e Lidhjes së Prizrenit që do t’i obligonte të gjitha subjektet ekzistuese politike si dhe shoqërinë civile, që të veprojmë me përgjegjshmëri, ndershmëri, me një vetëdije të pastër kombëtare dhe me guxim kombëtar për t’i dalur zot Atdheut dhe Kombit shqiptar në këto momente vendimtare kur Kombit tonë po i kanoset rreziku i shkapërderdhjes dhe i rindarjes territoriale; kur Kombi shqiptar është i sulmuar nga të gjitha anët nga armiqtë e jashtëm si dhe nga disa shqipfolës e qeveritarë; kur Kombi ynë po i nënshtrohet një korrupsioni enorm dhe një krimi të organizuar me përmasa marramendëse” ka thënë Bekim Baftiu.