21,12,2024

Bajrami u tregon kongresistëve amerikanë pse s’e votuan demarkacionin dhe Asociacionin

Must Read

Delegacioni i kongresistëve amerikanë gjatë këtij takimi thanë se ky është rasti i parë që anëtarët e Kongresit udhëtojnë jashtë SHBA-së pas betimit të bërë muajin e kaluar.

“Kosova është ndalesa jonë e parë. Kjo ndodh sepse ky vend është shumë i rëndësishëm. E gjithë bota i ka sytë kah Kosova dhe e gjithë bota po punon për Kosovën në njëfarë forme. Ne padyshim se jemi. Ne besojmë se një Kosovë stabile, ku janë të përfshira të gjitha palët qeverisëse, është ajo Kosovë që ne e dëshirojmë”, kanë thënë kongresistët amerikanë.

Po ashtu kongresistët amerikanë gjatë këtij takimi kanë kërkuar që për çështjet politike me interes nacional të ketë sa më shumë unitet dhe bashkëpunim mes gjithë spektrit politik në Kosovë.

Në këtë takim është folur edhe për situatën politike në Kosovë. Në lidhje me situatën politike në vend, shefja e GP Nisma, Valdete Bajrami, ka thënë se “situata politike në vend nuk është ashtu siç do dëshironim të ishte, për faktin se gjatë këtij mandati, kësaj legjislature i ka munguar konsensusi dhe uniteti, sidomos në rastet kur kemi pasur të bëjmë me çështjet nacionale, si psh; Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe”.

“NISMA nuk e ka mbështetur çështjen e Demarkacionit për faktin se është dëshmuar nga ekspertët se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje rrezikohet t’i humbin mbi 8 mijë hektarë”, ka thënë Bajrami, ndërsa sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka theksuar se “marrëveshja për Asociacionin rrezikonte shtetësinë e Kosovës, pasi që një Asociacion i tillë parashihte të kishte kompetanca ekzekutive, dhe kjo për Nismën ishte e pa pranueshme”.

“Po ashtu, në lidhje me këtë marrëveshje, Gjykata Kushtetuese, në Dhjetor të vitit 2015, del me vendimin se ky Asociacion ishte në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Kosovës, në plotë 23 nene të saj”, theksoi deputetja Bajrami.

Shefja e GP Nisma, Valdete Bajrami, në fund të fjalës së saj, ka falënderuar delegacionin e kongresistëve amerikanë, të kryesuar nga Roskam dhe Price, dhe ka kërkuar që mbështetja e ShBA-së të vazhdoj edhe më tutje në shtetndërtimin dhe demokratizimin e institucioneve në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img